I dashuri im nganjëherë merr drogë - a është e paarsyeshme të ndahem me të për shkak të kësaj? - NACIONALE

I dashuri im nganjëherë merr drogë - a është e paarsyeshme të ndahem me të për shkak të kësaj?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga "The Guardian"

I dashuri (29-vjeçar) im prej një viti e gjysmë është brilant, i ëmbël dhe kemi shumë vlera që i ndajmë. Mund ta shoh jetën duke e kaluar me të. Ai herë pas here merr drogë (kokainë dhe ekstazi) me shokët e tij. Unë kurrë nuk kam pirë as cigare dhe të di se ai nganjëherë merr drogë, më bën jo rehat. Edhe nëse ndodh vetëm në ahengje, një herë në disa muaj, shqetësohem për të se mund të ketë eksperiencë të keqe dhe të vdes. Gjithashtu duket jo e moralshme për shkak të trafikimit me qenie njerëzore në zinxhirin e furnizimit. Duket si një problem që prish shumë punë.

I kam kërkuar që të mos marrë drogë për hatër të marrëdhënies tonë. Ai tha se do ta bënte kur të bëjmë fëmijë, por do se do t'i provonte përsëri kur të rriten fëmijët. Jam munduar t'ia parashtroj rreziqet dhe ai ka sjellur në pah statistikat se ka më shumë gjasa të lëndohet duke kalëruar një kalë ose duke bërë sporte ekstreme. Ai gjithashtu mendon se po ia imponoj mendimet dhe kërkoi pse nuk kam qëndrim të njëjtë për të kur dehet në fundjavë.

Sado e vrazhdë që të tingëllojë, do të isha më rehat të dija se ai vdiq me paragliding sesa për shkak të një grupi të keq MDMA. Për shkak të profesionit të tij, unë nuk pyeta për përdorimin e drogës herët pasi supozova se njerëzit e një profesioni të caktuar nuk do të bënin droga rekreative. A po imponoj pikëpamjet e mia dhe a jam e paarsyeshme nëse i jap fund marrëdhënies sonë për shkak të përdorimit të tij të drogës?


Përgjigja e psikoterapeutës së "The Guardian", Eleanor Gordon-Smith:


Unë mendoj se kjo mund të jetë një situatë ku monedha e arsyeshmërisë do të blejë vetëm kaq.

Unë trajtoj bazën racionale të kësaj preference tënden, veçanërisht rrezikun e mbidozës. Nuk më pëlqen të shkruaj rreth jetës time këtu, por më besoj se e di sa e frikshme mund të jetë. Për këtë ka testime të ndryshme dhe resurse fantastike që sigurojnë njerëzit me pretendime për të marrë droga rekreative që ta mbajnë veten të edukuar dhe të sigurt.

Sidoqoftë, dhe shpresoj se do të më falësh që po e them, është e vështirë të mendosh se shqetësimet për etikën dhe mundësinë e mbidozës shterojnë atë që të shqetëson këtu. Ti gjithashtu e përmende se do të ishe "më rehat" nëse ai do të vdiste me paraglide (edhe pse ai do të ishte i vdekur edhe ashtu) dhe se ke menduar se ai nuk do të marrë drogë si pjestar i një profesioni të caktuar. Në një botë ku ai do të bënte vetëm barna të prodhuara në mënyrë etike në laborator, në sasi të rregulluara në mënyrë që të ishte gjithmonë i sigurt, a do të ishit rehat?

Janë disa shenja në letrën tënde se përgjigja mund të jetë jo, dhe se këto arsye nuk janë gjëja e vetme me të cilën nuk je rehat. Ludëig Wittgenstein tha se pasi ne të harxhojmë justifikimin, është një pikë ku ne nuk mund të themi asgjë tjetër; ne thjesht godasim gurin e parë dhe themi se 'lopata ime është thyer'. Më duket mua se të qenurit jo rehat me droga mund të jetë guri i parë për ty.

Dhe ky është një vend i mirë për të kthyer lopatën tuaj. Ju nuk duhet të tregoni punën për çdo ndjenjë; ju veçanërisht nuk keni nevojë të bëni një argument që është bindës posaçërisht për të. Kur të tjerët nuk ndajnë preferencat tona më të forta, ne shpesh i alkimojmë ato në argumente morale objektive. "Thjesht më pëlqen TV realiteti" bëhet "je snob që nuk dëshiron ta shikosh këtë me mua"; "Thjesht nuk më pëlqen shumë të qëndroj jashtë vonë" bëhet "disa prej nesh duhet të zgjohen në mëngjes". Për shkak se këto gjëra ndihen të rëndësishme për ne, ne mund të veprojmë sikur e jona është e vetmja preferencë e arsyeshme, veçanërisht kur legjitimiteti i kësaj preference ndihet nën kërcënim.

Në fakt, megjithatë, ju lejohet të keni gjëra që janë thjesht preferenca bazë. Nuk duhet të të pëlqejë droga, ose të jesh mirë me një partner që e pëlqen. Ju lejohet të dëshironi një marrëdhënie pa këtë asimetri. Do të ketë pjesë të mëdha të jetës së tij shoqërore dhe përvojës emocionale ku ju nuk jeni pjesë, dhe mëngjeset pas mund të jenë jashtëzakonisht të mërzitshme, madje edhe shqetësuese, për gjysmën e matur të një çifti.

Por mund të ndihmojë që kjo të diskutohet si një çështje e preferencës së fortë, në vend të një argumenti me një sërë premisash të arsyeshme dhe një përfundim që të tjerët duhet ta pranojnë. Mund të rezultojë të jetë një përgjigje e vërtetë morale për drogën, por shanset që njëri prej jush ose i dashuri juaj ta keni gjetur atë janë të pakta.

Ajo që keni këtu mund të jetë thjesht një çështje preference, por ju mund t'i trajtoni preferencat tuaja si arsye vendimtare për të vepruar. Thjesht mos prisni që ata të jenë vendimtare për të tjerët.

Lajme të ngjashme