“Hite shqiptare, muzikë anglisht” - 11 këngët e dashurisë sipas Presidentes
Presidentja Vjosa Osmani - Sadriu mund të konsiderohet si përfaqësuese e popullit nëse shikohet lista e saj e këngëve kushtuar dashurisë. Ato janë një përzierje e zhanreve më popullore, më të zakonshme që i dëgjojnë të gjithë. Në një listë të këngëve që ajo e ka bërë në kuadër të një projekti artistik në Bienalen e artit “Manifesta” që po mbahet në Prishtinë, ka renditur këngët më të mira që sipas saj i kushtohen dashurisë.
Përzgjedhja e saj është jashtëzakonisht e thjeshtë me hite që gati të gjithë i njohin. Nëse kjo listë e këngëve do të futej në ndonjë kasetë ose CD që janë përdorur vite më parë, do t’i vihej emri “Hite ndër vite”.
Lista e këtyre këngëve është e çuditshme, kur e sheh pjesë të saj një këngë kushtuar Mitrovicës. Ndoshta dashuria e Presidentes për vendlindjen e saj ka bërë që kënga e kënduar nga Gili, Enis Potoku, Teuta Kurti, Vullnet Sanaja e Linda Hakaj e titulluar “Mitrovica” të jetë pjesë e kësaj liste.
Këngët në shqip përbëjnë shumicën e listes prej 11 këngëve. Ato përfshijnë një këngë për vendin e tij nga Muharem Qena, një ribërje e një hiti popullor nga Elina Duni, balada e famshme e Shpat Dedës, hiti i Gjurmëve dhe Oda dhe “Loti” i Elvana Gjatës.
Sa i përket këngve “anglisht” gjykoni vet. Këto janë 11 këngët kushtuar dashurisë sipas Presidentes së Republikës.

Muharrem Qena - Mallëngjimi
Ain’t No Mountain High Enough - Margiv Gay & Tammi Terrell
Elina Duni Quartet - Ka një mot e gjysëm viti
Gili, Enis Potoku, Teuta Kurti, Vullnet Sanaja, Linda Hakaj - Mitrovica
Shpat Deda - Përgjithmonë
Ellie Goulding - How Long Will I Love You
Andra Day - Rise Up
Alban Skenderaj & Miriam Cani - Dhurata
Oda- Beso në diell
Gjurmët - Kaqurrelja
Elvana Gjata - Loti
