10 këngët më të mira kushtuar dashurisë sipas Albin Kurtit - vetëm një është në gjuhën shqipe - NACIONALE

10 këngët më të mira kushtuar dashurisë sipas Albin Kurtit - vetëm një është në gjuhën shqipe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti njihet si një politikan me një shije artistike jo fort popullore edhe pse është një nga politikanët më popullor në vend. Ai nuk përton të shkruaj gjatë e të analizojnë disa ngjarje kulturore, por pak kush e ka ditur saktësisht shijen e tij muzikore, sidomos për këngët e preferuara të tij, kushtuar dashurisë.

Por një projekt artistik në kuadër të Bienales së artit Manifesta që po mbahet në Prishtinë, më saktësisht në katin e gjashtë të “Hotel Grand” ku janë të ekspozuara veprat e artit me temën e dashurisë. Në një tablet, është vendosur mundësia që të krijohet një listë prej 10 këngëve të dashurisë. Dhe përzgjedhja e kryeministrit Kurti është pak interesante për nga laramania e artistëve, shumë cliche për nga përzgjedhja e hiteve dhe goxha depresive për nga ritmi i tyre.

Zhanri i preferuar i muzikës kur Kurti dëgjon muzikë kushtuar dashurisë, është alternative/indie me një përzierje jazzi, country dhe pop rock. Duke mos dashur të komentojmë mbi shijen muzikore personale të tij, sidomos meqënse bëhet fjalë për këngët që i kushtohen dashurisë, që e bënë edhe më intime dhe personale zgjedhjen.

Megjithatë Pixies, Etta James, Joy Division e Nina Simone mund të konsiderohen si përzgjedhje goxha popullore, teksa këngët e Coco, Tracy Chapman, Gloria Lasso dhe Mazzy Star janë më pak të famshme në industrinë e muzikës.

Ajo që bie në sy në këtë listë është një këngë e bendit shqiptar “Ritfolk” e titulluar “Dëshirë dhe Heshtje”. Ky rock grup ishtë një ndër më të famshmit dhe aktiv në vitet ‘90-ta edhe pse ata kanë vazhduar të bëjnë muzikë deri në vitin 2001. Kjo këngë nuk është aq e famshme sot, por bazuar në refrenin e këngës kuptohet një gjuhë e zakonshme e asaj kohe kur i këndohej dashurisë.

“Kam ftohtë e s'të shoh pranë, mendoj, mendoj se si avujt e ngrohtë të frymës sime, si zogj të bardhë e të verbuar, mbërrijnë tek ti”, thotë refereni.

Sido që të jetë, nëse ju interesojnë, këto janë 10 këngët e dashurisë sipas Albin Kurtit që për publikun i ka bërë publike, deputetja e Vetëvendosjes,Tinka Kurti.

Pixies - Hey

Coco - Last of the loving

Tracy Chapman - Fast car

Gloria Lasso - Etranger Au paradis

Mazzy Star - Fade into you

Etta James - Something’s gotta hold on me

Kate Bush - Wuthering heights

Ritfolk - Dëshirë dhe Heshtje

Joy Division - Love Will tear us apart

Nina Simone - My baby just cares for me

Lajme të ngjashme