Historia e një gruaje me abortin që Dua Lipa lutet që ta lexoni të gjithë
Këngëtarja kosovare më famë botërore Dua Lipa është përfshirë së fundmi në debatin e shumë përfolur në botë e më saktësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aty ku Gjykata Supremeve vendosi t’i mbyllë qendrat e abortit. Nëpërmjet platformës së saj të lajmeve dhe podkastave “Service95”, Dua Lipa ka dhënë mendimin e saj duke propozuar që të lexohet një histori të një një shkrimtareje e cila ka folur gjërë e gjatë për këtë temë.
Ja se çka shkruan Dua Lipa:
Turpi është diçka e errët. Është një ndërtesë shoqërore dhe patriarkale, të cilën ne e kemi ngritur dhe kemi mbyllur veten brenda, duke na mësuar si të sillemi sipas njëfarë kodi moral, politik ose kulturor. Të heqësh e të largosh turpin mund të jetë shumë më e mundimshme sesa të fitosh mbi të, duke i bërë përpjekjet tejet të vështira. Kjo është arsyeja pse mendoj se është kaq e rëndësishme t’u japësh hapësirë atyre që duan të flasin për çështje që konsiderohen “të turpshme” – si aborti.
“Kur bëhet fjalë për abortin, aspekti personal është shumë më i rrezikshëm se ai politik,” shkruan Mona Eltahawy në artikullin Service95 të kësaj jave – një histori e gjatë që buron nga gjendja e rrezikshme që ekziston në këtë moment për sa u përket të drejtave për riprodhimin në Shtetet e Bashkuara. Për ata që ndihen të aftë, të shprehësh mendimin ndihmon për të larguar turpin; më pas, në historitë tona të treguara mund të gjejmë baza të përbashkëta “për ta nxjerrë abortin nga fshehtësia dhe ta paraqesim për diskutim në publik si një e drejtë e njeriut”.
Ju lutem lexoni çdo fjalë të historisë së Mona-s. Më ka kujtuar diçka dhe shpresoj të bëjë të njëjtën gjë edhe me ju. Dua x.
Lexo tekstin e plotë:
