Gruaja që fitoi lotarinë dy herë, përfundoi duke i humbur të gjitha - NACIONALE

Gruaja që fitoi lotarinë dy herë, përfundoi duke i humbur të gjitha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Imagjinoni të fitoni lotarinë. Tash imagjinoni ta fitoni dy herë. Në rregull, tash imagjinoni të humbni milionat që keni fituar brenda pak viteve dhe të prekni fundin e fundit. E tmerrshme, apo jo?

Epo, kjo është pikërisht ajo që i ndodhi një punonjëseje të një dyqani ushqimor në Nju Xhersi të quajtur Evelyn Adams.

Në vitin 1985, Adams fitoi 3.9 milionë dollarë në loto dhe vetëm katër muaj më vonë, fitoi edhe 1.4 milion të tjera.

Sipas 'The Sun', gjasat të fitoni xhekpot për herë të parë janë një në 3.2 milionë dhe gjasat për herë të dytë janë një në 5.2 milionë.

Por, Adams përfundoi duke i humbur të gjitha dhe e gjeti veten duke jetuar në një park rulosh, falë një morie vendimesh të gabuara të biznesit, mos të përmendim varësinë e tmerrshme ndaj kumarit.


Adams mori paratë e fituara me rata vjetore prej 218 mijë dollarëve dhe pasi fitoi xhekpotin e parë, ajo pagoi disa fatura dhe krijoi një fond për të paguar kolegjin e të bijës.

Ajo gjithashtu i bleu vetes një veturë dhe u dha para të afërmve, duke rritur edhe numrin e investimeve për tiketa në loto, nga 20 dollarë në 100 dollarë në javë.

Gazeta gjithashtu raporton se pasi fitoi dy xhekpotë, Adams ndihej se nuk mund të shkonte askund pa u njohur dhe se kishte humbur privatësinë.

Për më shumë, edhe pse shumica prej familjarëve dhe miqve të Adams ishin të lumtur për të, të tjerë e xhelozuan për pasurinë.

Adams mori vendimin që t'i pezullonte studimet rreth muzikës, duke shfrytëzuar paratë për të blerë dyqanin ushqimor ku ajo dikur punonte - edhe pse më vonë e vuri edhe vet në shitje.

Deri në vitin 2012, Adams i kishte shpenzuar të gjitha paratë duke përdorur makineritë e fatit në kazinot e qytetit Atlantik.

Ajo është shprehur: "Të fitosh lotarinë nuk është gjithmonë siç mendon se do të jetë. Unë fitova ëndrrën amerikane por e humba, po ashtu. Ishte rënie shumë e vështirë. Quhet fundi i fundit".

Adams shtoi tutje: "Të gjithë donin paratë e mia. Të gjithë e vendosën dorën jashtë. Kurrë nuk mësova një fjalë të thjesht në anglisht, 'jo'.

"Uroj të kisha mundësinë ta bëja përsëri. Do të isha shumë më e mençur tani.

"Isha kumarxhike e madhe. Nuk i harxhova një milion në baste, por ishin shumë para.

"Gabova, pendohem për disa gabime, për disa jo. Jam njeri. Nuk mund të kthehem tash kështu që thjesht eci përpara, nga një hap në kohë".

Lajme të ngjashme