''Ma gjeni këtë burrë''- Rita Ora mahnitet nga kërcimet e një australiani 57-vjeçar
Një burrë 57 vjeçar nga Adelaide ka marrë famë ndërkombëtare pasi ka bërë një lëvizje ‘’breakdance’’ përpara Rita Orës.
Ora e shpërndau një vido të shkurtër të Ian Smith me miliona ndjekës të saj, ku ai shihet duke e bërë lëvizjen si krimb (ang. the worm).
Smith shihet duke u hedhur në drejtim të kokës në dysheme përpara se të valëzohet përsëri në këmbë, ku në të njejtën kohë Ora performon- raporton The Guardian.
Në video shihet edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop, e cila duhet e habitur nga lëvizjet e Smith.
Smith është një lobist, konsull nderi i Australisë së Jugut në Mbretërinë e Bashkuar, bashkëshorti i ish-senatores dhe lideres së demokratëve australianë, Natasha Stott Despoja, dhe zëvendëskryetar i ‘Prince’s Trust Australia’.
Aty ishte edhe ish-kryeministri Malcolm Turnbull, sëbashku me shumë personazhë tjerë të famshëm.
Ora u bëri thirrje 2.5 milionë ndjekësve të saj në rrjetin social ‘TikTok’, për të gjetur Smithin.
‘’Gjeni këtë njeri… Unë kam nevojë për të në çdo shfaqje. Unë kam nevojë për ty në jetën time’’- shkruajti Rita Ora.
@ritaora My first time ever performing Praising You and this man made my night!! I need him at every show ❤️🔥 #praisingyou ♬ Praising You (feat. Fatboy Slim) - Rita Ora
Më pas bashkëshortja e Smith, Stott Despoja, i reagoi videos së shpërndarë nga Rita Ora, duke thënë se ‘’njeriu krimb’’ (ang. the worm guy), është burri i saj.
.@RitaOra Welcome to my world!😂 So glad you got to meet your dancing fan & my hubby @ianrsmith65! Thanks for being so gracious, Was a thrill to meet you. @KateBeckinsale https://t.co/Ax372NZ18x
— Natasha Stott Despoja (@NStottDespoja) April 30, 2023
Smith foli për ABC radio, duke thënë se e ka perfeksionuar lëvizjen për vite me rradhë.
‘’ Nuk duhet t’i bëni me shumë vetëbesim këto gjëra. Kanë qenë disa raste kur unë kan qenë shumë i lënduar. Por për fat të mirë, atë natë nuk ishte shumë keq’’- tha Smith.
Smith foli edhe për Bishop, që shpërndau një foto të saj me Orën dhe Smith.
‘’ Ishte një formë tjetër diplomacie, por e gjitha ishte për kauzën e duhur. Dhe më duhet t’iu them, Rita Ora ishte thjesht personi më i mrekullueshëm e simpatik. Ka qenë natë argëtuese’’- tha Smith.