“Friend of Dorothy” dhe “Festa e vilave e Allahut”: kodi me të cilin homoseksualët takoheshin në Amerikë - NACIONALE

“Friend of Dorothy” dhe “Festa e vilave e Allahut”: kodi me të cilin homoseksualët takoheshin në Amerikë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Homoseksualizmi është një fenomen i njohur tashmë dhe, në shumicën e vendeve demokratike që ndërtohen mbi vlerat e lirisë së individit, është edhe i pranuar. Natyrisht, as sot nuk është i pranuar krejtësisht, në veçanti nga grupet radikale por, për sa vlen të thuhet, ky orientim seksual nuk ka qenë kurrë më i pranuar se tani.

Kur themi që kurrë nuk ka qenë i pranuar sa ç’është tani, natyrisht kemi parasysh faktin që më herët ky orientim ka qenë i penalizuar dhe i konsideruar si sëmundje.

Nuk mund të mos na shkojë në mendje rasti i Alan Turing, matematicienit të jashtëzakonshëm britanik i cili, ndonëse ishte personi që ia doli të thyente kodet ushtarake të ushtrisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, u dënua të merrte terapi hormonale përshkak se ishte homoseksual, terapi nga e cila edhe vdiq dy vjet më vonë. Historia e tij është trajtuar edhe në filmin e njohur “The Imitation Game” ndërkohë që në vitin 2013, mbretëresha angleze i ka kërkuar falje post-mortum dhe e ka dekoruar shkencëtarin e madh Turing pas vdekjes.

Sidoqoftë,

Diskriminimi e stigmatizimi i këtyre grupeve nuk i ka ndalur ata në realizmin e vetes, sado e vështirë të ketë qenë. Një prej mënyrave për ta bërë këtë ishin shprehjet e koduara. Njerëzit kishin kode gjuhësore të cilat i dinin vetëm anëtarët e komunitetit, nëpërmjet të cilave ata ia dilnin të takoheshin në fshetësi me njëri-tjetrin. Një nga këto kode ishte edhe “Friend of Dorothy”

Duke mos e ditur kontekstin historik të emrit, në vitin 1970, u inicua një hetim ushtarak për të kapur burrat homoseskualë në Chicago.
Natyrisht, hetimi dështoi meqë askush nuk e gjente dot Dorothyn. Dhe s’kishin si ta gjenin, sepse ajo nuk ishte person real në vitet 70.


Origjina e saktë e termit “friend of Dorothy” është e panjohur. Disa besojnë se ai rrjedh nga Rruga për në Oz (1909), një vazhdim i romanit të parë, Magjistari i mrekullueshëm i Ozit (1900). Libri i prezanton lexuesit me Polikromin i cili, pasi takohet me shoqëruesit e Dorothyt në udhëtim, bërtet: "Ti ke disa miq queer, Dorothy", dhe ajo përgjigjet: "Të qenit queer nuk ka rëndësi, për sa kohë që ata janë miq."

Kush është Dorothy Parker?

Dorothy Parker ishte komediane, kritike dhe aktiviste e të drejtave të njeriut në vitet 20’ e 30’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në shoqërinë e saj, jo rrallë gjendeshin burrat homoseksualë të cilët pastaj sillnin burra të tjerë homoseksualë në festat e tyre duke e përdorur shprehjen “festat e vilave të famshme të Allahut” për të hyrë në objektet ku organizoheshin ndeja të tilla.

Mendimet janë të ndryshme. Studiuesit ndahen në ata që thonë se kjo ishte një shpoti e tyre për religjionet, të cilat i shihnin ata si të degjeneruar e të sëmurë mentalë dhe në ata që thonë se zgjedhja e frazës që përfshinte Allahun, ishte thjesht një sofistikim i kodit sepse, me atë kod, zor t’ia merrte mendja dikujt se çka po ndodhte brenda.

Çka domethënë kjo sot?

Edhe sot debati është i gjallë dhe më aktual se kurrë. Në shoqërinë tonë, tabuizimi i temave të tilla nuk është kapërcyer ende dhe, megjithë përpjekjet e grupeve të ndryshme, ideja e pranimit të homoseksualitetit dhe orientimeve të tjera, fatkeqësisht mbetet poaq margjinale sa vetë këto grupe.

Lajme të ngjashme