Aksidentet nuk paralajmërojnë: Pse bizneset në Kosovë duhet t’i sigurojnë punëtorët - NACIONALE

Aksidentet nuk paralajmërojnë: Pse bizneset në Kosovë duhet t’i sigurojnë punëtorët

1 orë më parë

nga NACIONALE

Rastet e fundit të aksidenteve në vendin e punës kanë rikthyer vëmendjen te siguria e punëtorëve dhe nevoja për mbrojtje financiare për ta dhe familjet e tyre.

Aksidentet në vendin e punës vazhdojnë të jenë një problem serioz në Kosovë, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë, si ndërtimtaria dhe prodhimi.

Në fund të korrikut, një 26-vjeçar humbi jetën pas rrëzimit të një vinçi në një vendpunishte në Prishtinë, ndërsa një punëtor tjetër mbeti i lënduar. Vetëm pak më shumë se një muaj më parë, një aksident i ngjashëm kishte shkaktuar humbjen e jetës së një punëtori në Prizren.

Sipas të dhënave të konfirmuara nga Inspektorati Qendror i Punës, brenda shtatë muajve të parë të vitit 2026, 12 persona kanë humbur jetën në vendin e punës në Kosovë. Ndërkaq, Raporti Vjetor i Inspektoratit për vitin 2025 evidenton 620 aksidente në punë, prej të cilave 18 ishin fatale.

Pas secilit rast qëndron një punëtor, një familje dhe një biznes që përballet me pasoja njerëzore dhe financiare.

Parandalimi dhe sigurimi duhet të shkojnë së bashku

Pajisjet mbrojtëse, trajnimi i punëtorëve, kontrolli i makinerive dhe vlerësimi i vazhdueshëm i rrezikut janë masa thelbësore për krijimin e një vendi të sigurt të punës.

Megjithatë, edhe kur zbatohen masat parandaluese, rreziku nuk mund të eliminohet plotësisht. Një defekt teknik, një moment pakujdesie apo një ngjarje e paparashikueshme mund të shkaktojë lëndim, paaftësi për punë ose humbje jete.

Për t’u ofruar bizneseve një mekanizëm konkret mbrojtjeje, Scardian Sigurime ofron sigurimin e punëtorëve nga aksidentet personale, me mundësi të përshtatjes së policës sipas veprimtarisë, numrit të punëtorëve dhe nivelit të rrezikut.

Në varësi të mbulimit të kontraktuar, sigurimi mund të përfshijë:

  • shpenzimet mjekësore dhe hospitalizimin;
  • kompensimin ditor gjatë paaftësisë së përkohshme për punë;
  • kompensimin në rast të paaftësisë së përhershme;
  • pagesën e shumës së siguruar në rast të vdekjes aksidentale.

Këto përfitime mund ta ndihmojnë punëtorin të përballojë shpenzimet e trajtimit dhe rehabilitimit. Në rastet më të rënda, sigurimi ofron mbështetje financiare për familjen, veçanërisht kur personi i aksidentuar ka qenë burimi kryesor i të ardhurave.

Njëkohësisht, polica e ndihmon biznesin të menaxhojë kostot e paparashikuara dhe të sigurojë mbështetje konkrete për punëtorët e tij.

“Sigurimi nuk e zëvendëson sigurinë në vendin e punës, por ndihmon që punëtori, familja dhe biznesi të mos mbeten pa mbështetje financiare kur ndodh një aksident”, theksojnë nga Scardian.

Bizneset mund të kontaktojnë Scardian Sigurime për një ofertë të personalizuar, të përshtatur sipas aktivitetit, numrit të punëtorëve dhe mbulimit të kërkuar, duke filluar nga vetëm 10 Euro për person, në vit.

Lajme të ngjashme