Flet Kevin Hart pasi filmi i fundit mori vlerësimin më të dobët në karrierën e tij si aktor
Kevin Hart ka falenderuar Netflixin për mbështetjen ndaj filmave të tij, pasi filmi i fundit i tij në këtë platformë absolutisht u kryqëzua nga kritikët.
Shikoni trailerin më poshtë.
Në një postim, komediani dhe aktori ndau foto nga filmat "The Upside", "Fatherhood", "True Story", "The Man From Toronto" dhe filmi i tij i fundit, "Me Time", përkrah shkrimit në të cilin ai tha se është "krenar" me ekipin e kompanisë së tij "Hartbeat".
Mirëpo, pavarësisht se Hart duket se i qëndron prapa përpjekjes së fundit, kritikët nuk kanë qenë shumë të impresionuar me projektet e tij, më e pakta që mund të themi.
Ata e kanë etiketuar "Me Time", i cili u lansua më 26 gusht, "shokues sa jo qesharak", "një varg i pamenduar me skena komike" dhe "ndoshta filmi më i keq i Kevin Hart".
Mirëpo, në postin e tij në Instagram, Hart dha shenja për një rikthim potencial në formë, duke u premtuar fansa se nuk do ta dinë "çka i goditi" kur të dalin dy filmat e tij të radhës.
Ai shkroi: "Falenderim i madh për @netflix për mbështetjen dhe dashurinë në tërë këto projekte... gjithashtu dua të falenderoj gjithë partnerët e produksionit dhe shkrimtarët e këtyre projekteve... ka të bëjë me progresin... në 'Hartbeat' duam t'i ofrojmë botës material të mirë dhe që të bën të ndihesh mirë.
"Jam shumë krenar me ekipin tim në 'Hartbeat'... betohem se veç sa ia kemi filluar. Kemi më shumë nxehtësi që po vjen në drejtimin tuaj së shpejti!

"Të shkojmë, dreqin... dua më shumë, kështu që planifikoj të bëj më shumë... prit derisa të shihni ndryshimin në këta dy filmat e rinj. Nuk do ta dini çka ju ka goditur... qëndroni të kyçur".
Aktori shpërndau postimin më pak se një javë pas publikimit të "Me Time", që i dha vlerësimin më të ulët në karrierën e aktorit në 'Rotten Tomatoes'.
Në rast se nuk e keni parë, "Me Time" flet për një baba, Sonnyn (që luhet nga Kevin Hart), i cili e gjen veten me kohë të lirë, derisa gruaja dhe fëmijët janë larg.
Me kohën ekstra në duar, Sonny ritakohet me shokun e tij të vjetër që është i fiksuar pas ahengjeve, Huck (luajtur nga Mark ëahlberg) për një fundjavë të çmendur për ta festuar ditëlindjen e tij.
Filmi i ka dhënë vlerësimin më të ulët në karrierën e Hart dhe ëahlberg në 'Rotten Tomatoes' - vetëm 7% - derisa vlerësimi i audiencës ishte vetëm 29%.
As në 'IMDb" nuk qëndroi më mirë, derisa mori vlerësimin 5/10.
Mirëpo, 'Me Time' debutoi në Netflix si titulli i dytë më i shikuar - i paraprirë vetëm nga 'Echoes' - dhe ishte filmi më i shikuar, duke mbledhur në total 59.2 milionë orë shikime në tre ditët e para në Netflix.

