Filmi që pritet të publikohet më 2115 dhe të cilin kurrë nuk do ta shihni
Një film pritet të publikohet më 2115, që nënkupton se ne kurrë nuk do ta shohim pasi deri në atë kohë, do të shndërrohemi në ushqim për krimbat.
Epo, kjo nëse nuk gjeni ndonjë formë magjike për të shtuar jetën në disa dekadat e fundit - kurrë nuk i dihet.
Filmi në fjalë, i quajtur 100 Years: The Movie You Will Never See, u krijua nga regjisori Robert Rodriguez dhe skenaristi/aktori John Malkovich.
Edhe pse kjo mund të nxit interesimin e adhuruesve të kinemasë atje jashtë, duhet thënë se është film i shkurtër dhe u krijua si promo për një lloj bashkëpunimi me Louis XIII Cognac, me pronar Remy Martin.
I përshkruar si një kthesë eksperimentale fanta/shkencore, storia është e inspiruar nga 100 vitet sa i duhen një shishe me liker që të vjetërsohet sa duhet.
Edhe pse detajet po mbahen në sirtar deri në premierë - më 18 nëntor, 2115 - ne e dimë se Malkovich portretizon aktorin kryesor.
Ndërkohë, ylli i "Snakehead", Shuya Chang luan gruan protagoniste dhe aktori i "Redeemer", Marko Zaror shfaqet si antagonist.
Mund të thoni se është mjaft bizare që t'i ndezësh njerëzit për një film që nuk do ta shohin kurrë, por kjo nuk i ka ndalur ata të publikojnë trailerë të quajtur "Retro", "Nature" dhe "Future".
Një kopje e filmit është dërguar në qilarët e konjakut Louis XIII, në Francë, ku do të qëndrojë në një kasafortë të teknologjisë së lartë që mbrohet nga një xham antiplumb.
Njësia e ruajtjes do të hapet automatikisht në ditën e madhe, ku një mijë të ftuar do të lejohen të shikojnë 100 Years për herë të parë.
Në mesin e turmës do të ketë të afërm të Malkovich dhe Rodriguez, të cilëve u janë dhënë bileta për t'ua kaluar pasardhësve të tyre.
Sado frustruese që mund të tingëllojë, nuk mund ta mohoni faktin se është një koncept mjaft interesant.
Dhe filmi nuk është gjëja e vetme me një kohë të gjatë pritjeje, pasi i është bashkuar një këngë e shkruar nga Pharrell ëilliams.
Edhe kjo është krijuar për konjakun Louis XIII, dhe po mbahet në kasafortë, por ndryshimi kyç është se disa njerëz të përzgjedhur ishin fatlumë sa duhet të dëgjojnë në një aheng dëgjimi në Shangai më 2017.
Kënga, gjithashtu e quajtur 100 Years, do të publikohet më 2117, por vetëm nëse ndryshimet klimatike nuk kanë shkaktuar kaos në planet.
E shihni, aktualisht është duke u mbajtur në një disk balte të tretshëm në ujë, dhe kështu nëse nivelet e detit rriten shumë, ai do të shkatërrohet.
Në vend që të jetë një thirrje për veprime, ëilliams u tha gazetarëve se lëvizja është më shumë tallje.
"Mendova, të tallemi me pseudo shkencëtarët të cilëve nuk u intereson ekosistemi," tha ai.
"Doja t'u thoja diçka atyre. Ka shumë shkencëtarë të mirë, ne thjesht po del të kemi disa të cilët pajtohen me administratën aktuale të ShBA-ve.
"Kështu që ka kuptim, ata nuk besojnë në asgjë kështu që pse unë të mos tallem me ta?"
