Fansave po iu 'rrotullohet barku' nga tmerri i filmit të ri në Netflix, 'Fall'
Shikuesit e Netflix janë lënë të ndjehen 'të sëmurë' pasi kanë parë thrillerin e mbijetesës "Fall", me një person që thotë se është një nga filmat 'më të frikshëm' ndonjëherë.
"Fall" ka në qendër miqtë Becky (luajtur nga Grace Caroline Currey) dhe Hunter (luajtur nga Virginia Gardner), e cila ngjitet në një kullë 600 metërshe të radios për të shpërndarë hirin e burrit të vdekur të Beckyt, Dan, i cili vdiq në një aksident njgitje. Shikoni trailerin më poshtë.
Mirëpo, kur shkalla të cilën përdorin për të arritur në krye të kullës thyhet, dy gratë mbeten të bllokuara në krye, krejtësisht në pamundësi të kthehen në tokë.
Dhe nëse kjo nuk është tensionuese sa duhet për ju, çanta që bart ushqimet e tyre - përfshirë ujin - është e paarritshme dhe asnjëra prej grave nuk mund ta bëjë telefonin të funksionojë, që nënkupton se një telefonatë e thjesht për ndihmë është gjithashtu e pamundur.
Siç e tregon edhe përmbledhja e shkurtër, filmi nuk është i lehtë të shikohet për ata që kanë frikë nga lartësia.
Madje edhe llogaria zyrtare e Netflixit në Tëitter, paralajmëroi: "Pothuajse secila pamje nga 'Fall' (2022) do t'iu bëjë të ndihen pak të lëkundur."
Dhe nuk e kanë gabim, duke shfrtyëzuar Tëitterin, një fans shkroi: "'Fall' në Netflix është një prej filmave më tmerrues që kam parë në tërë jetën time dhe e dua horrorin. Pa gjak, pa skena befasie, thjesht ankth të tmerrshëm përgjatë shikimit të atyre dy vajzave që mundohen të mbijetojnë. Është thjesht e tmerrshme. Një shikim i vetëm dhe duart e mia po djersijnë!"
Një tjetër shkroi: "Gjithmonë e kam gjetur të vështirë ta përshkruaj frikën time të rëndomtë për lartësinë, objektet e larta dhe hapësirat e gjëra të hapura nga lart, 'Fall' në Netflix është ajo, duart e mia u djersitën duke e shikuar.”
Dikush tjetër tha: "Mezi prisja ta shikoja këtë. por nuk e kuptova se sa i frikësuar jam nga lartësitë. Është faji im budalla që tani ndihem i sëmurë dhe pak i dridhur. Do të isha tmerruar atje lart.”
Filmi ka një 79 përqind vlerësim në faqen e grumbullimit të rishikimeve "Rotten Tomatoes", ndërsa në "IMDB" aktualisht mban një vlerësim 6.4 - mund të supozojmë se disa nga ato vlerësime më të ulëta janë nga njerëzit që duhej të fshiheshin pas duarve për të gjithë filmin.
Nëse dëshironi ta shikoni vetë, 'Fall' po transmetohet në Netflix tani.
