Filmi legjendar "8 Mile" po vjen si serial - 50 cent e konfirmon se ka folur me Eminemin
50 Cent ka deklaruar se po e krijon versionin modern të filmit pak a shumë biografik të Eminemit, "8 Mile", dhe ka marrë bekimin e reperit legjendar për ta bërë.
Mbi 20 vite më parë, Eminem publikoi filmin, i cili ishte gjysmë i bazuar në jetën e tij dhe përpjekjet e hershme për t'u ngritur në botën e repit, derisa luajti rolin e Jimmy "B-Rabbit" Smith Jr.
Fitoi Çmim Akademik për këngën "Lose Yourself", por reperi nuk kishte shkuar fare në ceremoni duke menduar se një këngë rep kurrë nuk do të fitonte "Oscar".
Kritikët dhe audienca e pritën mirë, duke e shndërruar filmin në sukses financiar, derisa vetë Eminemi do të merrte disa çmime tjera për paraqitjen në film.
"8 Mile" ishte sukses i madh në çdo aspekt apo këndvështrim matë, por kanë kaluar më shumë se 20 vite prej kur u publikua dhe 50 Cent tashmë është hapur rreth planeve për ta rikthyer si serial.
Duke folur në një intervistë për "Big Boy TV", reperi tha se Eminemi po e aprovonte projektin dhe është i përfshirë në të, teksa deklaroi planet për ta shndërruar filmin e vitit 2002 në serial.
Duke iu referuar sukseseve të mëhershme të serialeve të tij, si përshembull "Power", 50 Cent beson se do të ishte në gjendje ta mbante interesant "8 Mile".
Ai u shpreh: "Do ta sjell '8 Mile'-n e tij në televizor. Do të jetë e madhe. Po punoj. Nuk kam dyshime. Mendoj se duhet të jetë aty për lavdinë e tij.
"Dua të jem në gjendje të tregoj dhe të ofroj më shumë detaje. Do të shihni gjëra të tilla dhe temperamentin e karakterëve".
Reperi krahasoi objektivin e tij për ta bërë "8 Mile" si serail me "Bel Air", versionin i përditësuar i "Fresh Prince of Bel Air".
Sidoqoftë, jo të gjithë mendojnë se rikthimi i "8 Mile" është ide shumë e mirë, derisa një prej yjeve të filmit të vitit 2002, ka thënë se dëshiron ta lë me aq.
Mekhi Pfifer, i cili luajti David "Future" Porter në film, tha së fundmi se është gjëja më e mirë të lihet ashtu si është, në vend se të bëhet një ribërje e filmit "klasik", pasi nuk pa "ndonjë arsye të tallemi rrotull me të".
Duke folur për mundësinë e një pjese të dytë apo ndonjë materiali pasues të "8 Mile", ai tha "storia që ne treguam është storia" dhe sugjeroi se, derisa "mund të jetë interesante", dyshoi se ai ose Eminemi do të riktheheshin për t'i luajtur rolet e tyre.
Njëherë dikur më moti kishte pasur spekulime për nisjen e punës për pjesën e dytë, me Jake Gyllenhaal të ndërlidhur me projektin, por filmi eventualisht u distancua nga "8 Mile" dhe u bë version në vete në formën e "Southpaw".
