Motra e Eminemit në "8 Mile" thotë se filmi ia ndryshoi jetën përgjithmonë
Gruaja që luajti rolin e motrës së Eminemit në filmin ikonik, "8 Mile", ka thënë se ia ka ndryshuar jetën përgjithmonë, 20 vite më vonë.
Chloe Greenfield, tash 27-vjeçare, ishte vetëm 7-vjeçare kur luajti përkrah reperit në atë që fitoi edhe njohje Akademike.
Derisa Chloe, natyrshëm, ka ndryshuar shumë ndër vite, flokët i ka mbajtur saktësisht të njëjta, dhe ajo ka zbuluar se ka pasur eksperienca të mira dhe të këqija nga vëmendja si fëmijë.
Në rast se memoria juaj ka nevojë për rifreskim, ajo ishte absolutisht e admirueshme si Lily Smith në filmin në të cilin Slim Shady debutoi si aktor, derisa luajti rolin e Jimmy "B-Rabbit" Smith, një reper aspirues që po mundohej të bënte emër për vete.
Duke reflektuar mbi jetën e saj deri tash, Chloe tha se ajo ka pasur fat të mirë dhe vështirësi, probleme dhe dhimbje, prej kur u publikua "8 Mile".
Filmi padyshim se do të jetë në mendjen e saj këtë muaj, pasi markohet 20-vjetori i publikimit të tij, saktësisht më 8 nëntor.
Duke folur në Instagram, Chloe, e cila më herët e kishte përshkruar veten si "aktore, shkrimtare, herbaliste, aktiviste" në biografinë e saj në Twitter, shpjegoi se ajo fitoi rolin, pavarësisht se më herët nuk kishte qenë fare e lidhur me industrinë.
Ajo shpjegon se i erdhi në një kohë të vështirë për familjen e saj, kur ajo dhe nëna e saj rrezikonin të humbnin shtëpinë, por falë rolit, fati i ndryshoi përnjëherë.
"Kur më ftuan në '8 Mile', më herët kurrë nuk kisha marrë pjesë në audicione për asgjë dhe kisha zero lidhje me industrinë e zbavitjes", zbuloi ajo.
"Në fakt, nëna ime ishte në rrezik të humbte shtëpinë dhe nuk e dinte si do t'ia dilnim muajin tjetër.
"Kur ajo iu përgjigj telefonatës nga Universal në telefonin e ri Nokia që na kishin dhënë, m'u ofrua roli i Lily Smith.
"Nëna ime skeptike dhe protektive e bëri Universal-in të prisnin dy ditë për ta menduar, por kur pranuam, jetët tona ndryshuan përnjëherë.
"Xhirimet ishin qejf dhe lokale dhe ne ishim të ngazëllyera për mundësinë dhe talentin që na rrethonte. Kështu që, për muaj të tërë, ne xhiruam gjatë ditës, dhe u kthyem në shtëpi në jetën tonë normale gjatë natës".
Ajo shtoi: "Kur mendoj për kohë të tilla në jetën time, mund të duket si përrallë, paksa jo reale por dua të jem transparente për faktin se rruga e jetës së askujt nuk është lineare.
"Kohët më të mira dhe më të këqija të jetës time kanë ardhë e kanë shkuar pavarësisht mundësive për të aktruar. Për mua, fati i mirë ka ardhur përkrah eksperiencave të vështira, problemeve të mëdha dhe dhimbjes që vjen me të jetuarit një jetë normale me pritshmëri abnormale sociale.
"Në fund, ky film padyshim ndryshoi rrugën e jetës time. Gjithmonë do të jem mirënjohëse për këtë".
Chloe nga atëherë ka vazhduar karrierën si aktore, duke luajtur në filma si “Project 313” dhe “ER”, po ashtu edhe në filma të tjerë dhe drama.