Festivali Folklorik Kombëtar, vijon konkurrimi i grupeve të Gjirokastrës - NACIONALE

Festivali Folklorik Kombëtar, vijon konkurrimi i grupeve të Gjirokastrës

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Në qytetin e Gjirokastrës në Shqipëri, po vijojnë përgatitjet Festivalin Folklorik Kombëtar, i cili pritet të zhvillohet në muajin qershor. Në festival pritet të performojnë artistët e folkut nga hapësira mbarëshqiptare.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ndau momente nga konkurrimi i grupeve të Gjirokastrës që do të përfaqësojnë këtë qytet në skenën magjike të Festivalit Folklorik Kombëtar.

“Me këto foto nga atmosfera e mrekullueshme nga konkurrimi i grupeve të Gjirokastrës që do të na përfaqësojnë në skenën magjike të Festivalit Folklorik Kombëtar, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Golemi në facebook.

Festivali i parë Folklorik Kombëtar u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Pres asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet. Vitet ’70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur.

Lajme të ngjashme