“Faleminderit Nacionale”, festivali feminist anulon DJ-in seksist dhe transofob - NACIONALE

“Faleminderit Nacionale”, festivali feminist anulon DJ-in seksist dhe transofob

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Festivali feminist “FemArt” do të nisë nesër, më 14 qershor, edicionin e tij të 10-të. Por një ditë para se të nisë festivali, ata e kanë kuptuar se kanë aranazhuar për të performuar në këtë festival, një DJ që ka pikëpamje krejtësisht anti-feministe dhe transofobe e homofobe. Bëhet fjalë për Dj Mimi Maxhuni, i cili gjithashtu është një radio host në Prishtinë. Ai ishte planifikuar që të lëshonte muzikë në kuadër të festivalit “FemArt”, por në ditët e fundit ka shpërfaqur veten si një homofob e anti-feminist. Në një postim, DJ në fjalë, teksa flet për trotinetët elektrikë, bën edhe një referencë seksiste duke aluduar se “femrat nxinen më lehtë me trotinet”, ndërsa në një postim tjetër ai komenton tek intervista e një trans-personi duke e fyer dhe rekomanduar “gjuajtje me bazukë” (një mjet shpërthyes tip i granatës v.j.).

Nacionale gjjatë fundjavës ka marrë disa mesazhe nga lexuesit të cilët kanë pyetur me shqetësim se si një festival feminist aranazhon një DJ me pikëpamje të tilla. Kur Nacionale pyeti organizatorët nëse janë të informuar për këtë gjë, ata u shokuan me gjuhën e tij.

“Nuk e kemi parë këtë që ka shkruar”, i thanë Nacionales organizatorët përmes rrjetit social Facebook.

Kur Nacionale i pyeti nëse është normale që festivali feminsit të ketë në program personalitete me pikëpamje të tilla, ata kërkuan pak kohë që të dalin me një vendim.

Po ju lajmërojmë që pas diskutimit për fotografitë që na dërguat, kemi vendosur që të anulojmë performancën në fjalë të DJ-it. Falemnderit juve Nacionale që na lajmëruat për këto gjëra, sidomos para se të nisë festivali”, tha Berati, një nga zyrtarët për media në “FemArt”.

Përndryshe, festivali “FemArt” do të nisë nesër, e martë, me një program njëjavor të performancave artistike dhe debateve feministe bashkë me shumë party nga DJ të tjerë.

Lajme të ngjashme