Elon Musk tregon se fle me dy revole afër shtratit, detyrohet të adresojë një detaj të çuditshëm - NACIONALE

Elon Musk tregon se fle me dy revole afër shtratit, detyrohet të adresojë një detaj të çuditshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Elon Musk ka zbuluar se fle në mbrëmja i rrethuar nga dy kanaçe të koka-kolës dietale dhe - ndoshta, gjë që është më befasuese - dy revole. Dhe nuk është hera e parë që ai ka treguar disa prej artikujve të pazakontë, siç mund ta shihni më poshtë.

Po, do ta imagjinonit se njeriu më i pasur në botë mund të ketë diçka më shumë - epo - më të sofistikuar dhe delikate për mbrojtje personale, por ne gjithashtu e dimë pak a shumë si është Musk, apo jo?

Pronari i Twitterit shpërndau një foto në platformën e tij sociale ku u përfshinë dy pistoletat që qëndronin në tavolinën pranë shtratit.

Gjithashtu shihen edhe katër kanaçe të zbrazta të koka-kolës dietale - pa kafeinë, natyrisht.

Njëra prej revoleve duket se është goxha e vjetër, derisa vërehet pranë fotografisë së George Washington duke kaluar lumin “Delaware”, por tjetra të jep përshtypjen se është e gatshme për aksion.

Nuk mund të jesh i sigurt nëse revolet janë të vërteta apo dekor, por prapë mbeten detaje interesante të cilat Elon i ka ndarë me miliona ndjekësit e tij.

Për më shumë, është e qartë se ai ka një situatë me mungesën e slitës (mbajtëse që vendoset nën gota apo pije për të ruajtur sipërfaqen), pasi në tavolinë ka rrethe të tmerrshme që tregojnë ku kishin qëndruar kanaçet e tij me pije të gazuara.

Është disi si një dhomë gjumi tinejxherësh, apo jo?

Musk më vonë bëri një postim për të adresuar mungesën e slitave, duke thënë se "nuk ka arsyetim" për mungesën e tyre.

Çka do të thoshte nëna jote, Elon?

Aktualisht, Musk duket se është stacionuar në San Francisco derisa po koncentrohet që ta ndërlidhë Twitterin me imazhin e vet.

Dhe nuk ka pasur asnjë moment që na ka zhgënjyer prej kur ai ka marrë kontrollin, më e pakta që mund të themi.

Fillimisht ai shkarkoi disa njerëz, para se të pensiononte disa prej tyre, po ashtu edhe riktheu Donald Trump-in në platformë pas një sondazhi në llogarinë e tij personale.

Ai gjithashtu ka inkurajuar stafin që të përgatitet të punojë "vrazhdë" dhe me orë të gjatë me intensitet të lart.

Nëse ata nuk duan ta bëjnë këtë, mund të largohen, ka thënë ai.

Ka pasur gjithashtu një trazirë të tërë rreth tik-ave blu të verifikimit në platformë, me Musk që njoftoi se do të ketë një tarifë abonimi për të paguar për një akreditim të tillë.

Kjo nënkupton se kushdo mund të paguajë të verifikohet, duke i humbur kuptimin esencial të saj parimisht.

Çka dimë ne megjithatë, apo jo?

Ai gjithashtu ka konfirmuar "amnesti gjenerale" për të pezulluar llogari "me kusht që ata të mos kenë shkelur ligjin ose të jenë përfshirë në spam skandaloze".

Musk e ka pozicionuar veten si kampion i fjalës së lirë në Tëitter, edhe pse është e paqartë forma që do të marrë.

Si gjithmonë, duhet të presim dhe të shikojmë si do të shkojnë gjërat në fund.

Për që do të jetë interesante, është e sigurt.

Lajme të ngjashme