E kam lënë të dashurin që të bëjë seks me të tjerë por s'po bëhet mirë. Pse? - NACIONALE

E kam lënë të dashurin që të bëjë seks me të tjerë por s'po bëhet mirë. Pse?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pyetja:

Unë dhe i dashuri im jemi në fund të viteve 20 dhe kemi qenë në një lidhje dashurie tash e katër vjet. Ai ka depresion dhe ankth, por përmes terapisë është shumë më mirë se sa kur u takuam. Sidoqoftë, ai vazhdon të ketë probleme me seks – e humb ereksionin ose e ka të pamundur të arrijë klimaksin. Këto s’më mërzisin, por jam shumë i brengosur për mirëqenien e tij pasi ai nuk është i lumtur me gjërat. E këto gjëra mund t’ia nxisin episodet depresive. Nganjëherë bisedat tona për seksin krijojnë edhe më shumë probleme.

Kemi provuar shumë gjëra, përfshirë luajtjen e roleve dhe medikamentet për mosfunksionimin erektil, dhe më së fundi e kemi hapur lidhjen tonë (veç për të, me kërkesën e tij) në mënyrë që ai të eksperimentojë me njerëz tjerë dhe të kuptojë më mirë nevojat që ka – por problemet mbeten. Me dashuriçkat, ai më tha se nuk na “frikë të të qenit i paragjykuar”, që e çliron që të jetë më i dhënë pas momentit. Ndjej se kjo distancë nuk është e mundur, ose domosdo e shëndetshme, në marrëdhënien tonë. Gjëja më frustruese është se seksi mund të jetë boll i mirë, por shumë shpesh (dhe me sa duket prej kurrkah) problemet na kthehen. Nuk e di se çka të bëjë në vazhdim apo se çka të bëjë më shumë që të krijojë një mjedis që na ndihmon për të qenë edhe seksualisht të përmbushur, edhe rehat e të lumtur.

Përgjigja e specialistes:

Dhembshuria juaj për të dashurin tënd është e admirueshme, por nganjëherë të kujdesesh shumë për dikë mund të çojë në probleme të tjera. Mund të shkaktojë inat të fshehur te të dy – te ai për shkak se mund t’ia rris ndjenjën e lëndueshmërisë, dhe te ti sepse duhet të përkujdesesh edhe për nevojat tua. Tash për tash, për shembull, a s’është ai që vendos për gjërat? Për shembull, ai ka lirinë që të bëj seks me të tjerë, por jo edhe ti. Nëse vazhdimisht u japim tepër shumë një partneri, mund të mashtrohemi prej tyre, gjë që duket se po ndodh në marrëdhënien tënde. Dhe nëse sillemi në mënyrë prindërore ndaj të dashurit ka rrezik që të shihemi thjesht si një tip familjari që kujdeset për ju, gjë që e prish lidhjen erotike. Tërhiquni mbrapa. Mos e trajtoni atë sikur të ishte shumë i lëndueshëm dhe nisni të prisni më shumë prej tij sa i përket nevojave tuaja. Vini kufij sa i përket lidhjeve tjera të tij. “Mrekullisht”, ai do të përmirësohet.

Pamela Stephenson Connolly është një psikoterapiste që banon në ShBA dhe e cila ka specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale.

Ky artikull është përkthyer nga Gazeta Nacionale, marrë në The Guardian.

Lajme të ngjashme