E dua partneren por nuk po mund ta kënaq me seks, tash ajo po më kërcënon me lënie
Artikull i përkthyer nga The Guardian
Jam burrë 52-vjeçar, ndërsa partnerja është 39-vjeçare. Kemi katër muaj që dalim së bashku. Jeta jonë seksuale është mjeruese sepse nuk mund ta kënaq në shtrat. Ajo po më kërcënon se do më lë për shkak të kësaj. Gjithmonë kam shijuar seksin me ish partneret dhe ato ishin të lumtura me performancën time seksuale, por kjo më ka bërë të mendoj se diçka nuk shkon me mua. E dua partneren time aktuale shumë, por në momentin që futem në dhomë me të, ankthi dhe dyshimi më kaplojnë dhe unë humbas ereksionin. Posa ajo largohet, ndihem i shliruar dhe ereksioni më rikthehet.
Përgjigja e psikoterapeutes Pamela Stephenson Connolly
Ankthi dhe vështirësitë me ereksion shkojnë krah për krah. Kur një person frikësohet se nuk do të ketë një ereksion, ajo mund të shndërrohet në profeci vetpërmbushëse. Por, hamendësoj, pse po rri me dikë që nuk është mbështetëse, madje edhe ndëshkuese. A nuk meriton një partner i cili është i durueshëm dhe ju disponon? Në vend se ta lejosh t'iu bëj të ndiheni joadekuat, mundohu t'i kërkosh atë që të nevoitet. Bëja të ditur se ke nevojë për mirësi dhe vlerësim... dhe se penisi juaj do të përgjigjej po ashtu më mirë. Penisi juaj është i lidhur me zemrën dhe ndjeshmërinë, kështu që kërcënimet e saj janë larg të qenurit të dobishme. Në anën tjetër, ka plot arsye pse dikush që ka pasur ereksione të besueshme, më nuk i ka - gjendje specifike mjekësore, pilulat apo stresi, përshembull. Shko kontrollohu, për çdo rast.
