Dy persona paguan nga 40 mijë dollarë për të pirë bari me Seth Rogen
Për shumë njerëz, duket si ëndërr absolute; të pish bari (marihuanë) dhe të mbështjellësh xhointa me Seth Rogen.
Fatkeqësisht, megjithatë, mbetet pikërisht ashtu, një ëndërr, sepse shanset që ti që po e lexon këtë dhe unë që po e shkruaj të takohemi me yllin hollivudian në të ardhmen e afërt, janë të vogla për të mos thënë nuk ekzistojnë fare.
Por, dy fansa janë afër ta bëjnë këtë ëndërr realitet pasi shpenzuan nga 40 mijë dollarë secili për të kaluar kohë me aktorin.
Mendoj, ky është dedikim dhe para të cilat unë nuk i kam, për të qenë i sinqertë.
Takimi u rregullua në një ankand të organizuar nga Rogen dhe gruaja e tij, Lauren, gjatë eventit të përvitshëm 'Hilarity for Charity' në Los Anxhelos, të shtunën (1 tetor), për të mbledhur para për vetëdijësim rreth sëmundjes së alzhajmerit.
Në këtë event morën pjesë disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës dhe filmit, me John Mayer që performoi.
Dhe, përveç pirjes së barit me Rogen, pati plot eksperienca të tjera për t'i jetuar.
Për shembull, dikush pagoi 26 mijë dollarë për veten dhe pesë miq të marrin leksione gatimi nga kuzhinieri i famshëm, David Chang, derisa një tjetër pagoi 24 mijë dollarë për një orë mësimi me skejtbord me Tony Hawk.
Dhe vet Mayer madje vendosi një kitarë të nënshkruar dhe një koncert virtual privat, për të cilat dikush pagoi 26 mijë dollarë.
Pas krejt këtyre, eventi grumbulloi plot 860 mijë dollarë për qëllime bamirësie.
Duke folur në aheng, Rogen u tall: "Për dhjetë vite kemi qenë duke e bërë këtë.. Ende jam i famshëm, kjo është gjë e mirë! E tërë kjo ka mundur të mos jetë, por jo".
Por, derisa Rogen ka mundur të jetë një prej të famshmëve të parë nga Hollivudi që na vijnë në mendje kur mendojmë për bari, ai qëndron larg Snoop Dogg.
Snoop në fakt paguan një person, me orar të plotë, për rollitje xhointash për të.
Më herët këtë vit, madje ishte raportuar se reperi ia ka ngritur pagën rollitësit të xhointave për shkak të inflacionit.
Snoop D.O. Double G punësoi rollitësin e xhointëve në vitin 2019, në një prej investimeve më të mira në karrierë - duke u siguruar që ai në baza konstante të kishte xhointë të rollitur në mënyrë perfekte në duar.
Duke folur për 'The Howard Stern Show' atë kohë, Snoop tha: "Koha. Koha e tij është e jashtëzakonshme. Kjo është puna e tij, profesioni. Në rezymenë e tij shkruhet 'çka bëni?'. 'Jam rollitës xhointësh. Nëse jeni i mirë në diçka, ju punësoj".
Snoop madje zbuloi edhe rrogën që ndan për të, duke thënë se i jep një pagë vjetore prej 40 mijë deri në 50 mijë dollarë.

