Durrësit i shtohet një skulpturë e re e titulluar "Rrënjët"
Një skulpturë e re e titulluar “Rrënjët” është vendosur në një nga hapësirat e shëtitores “Taulantia”. Kjo skulpturë e derdhur në bronz është realizuar nga skulptori i mirënjohur Adrian Dule dhe i është dhuruar qytetit të Durrësit.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, së bashku me artistin, i cili ia dhuroi këtë vepër arti Durrësit, prezantuan para qytetarëve domethënien e saj dhe vlerën që ka arti në hapësirën publike dhe për turistët. Ajo theksoi se kjo vepër arti tregon lidhjen e qytetit me detin.
“Hapësirat tona publike do të vijojnë të pasurohen nga vepra të tilla artistike, për të shërbyer si rrëfenja të historisë dhe modernitetit artistik”, ka shkruar Sako në facebook.