Doli nga shtypi vepra “Demonstratat e 1981 ishin tërësisht kauzë kombëtare” e autorit Hajdin Abazi
Është promovuar vepra “Demonstratat e 1981 ishin tërësisht kauzë kombëtare” e autorit Hajdin Abazi.
Nga titulli kuptohet edhe përmbajtja e këtij libri me rëndësi historike.
Libri është një “Reagim ndaj A. Vllasit, i cili ende vazhdon të njollosë lëvizjen kombëtare për Republikë të vitit 1981 gjoja si revolucion ideologjik”.
Libri është botuar nga e përditshmja “Epoka e re”, shtypur nga shtypshkronja Lena Grafik, në Prishtinë.
Autori thekson se pushteti komunist i Kosovës i ka persekutuar ata që angazhoheshin për Republikë në zbatim të politikave antishqiptare të Beogradit edhe më herët e po ashtu prej vitit 1979 e deri në vitin 1989 – kur Serbia e suprimon autonominë dhe i largon ata nga pushteti. Megjithatë, rezistenca kombëtare nuk e ndryshoi kurrë kursin e drejtë të luftës për liri dhe çlirim kundër armikut të vërtetë që ishte Serbia pushtuese.
Ky reagim i adreson disa të pavërteta që Azem Vllasi i trumbeton më shumë se katër dekada nga viti 1981.
Autori është ish i burgosur politik, i dënuar në vitin 1979 si 20-vjeçar dhe i angazhuar në ato zhvillime, pjesëmarrës në demonstratat e marsit të vitit 1989. Autori i demanton një për një pretendimet e gënjeshtërta të Vllasit, edhe me faktografi nga viti 1981.