Dajti, Blloku, Shtëpia e Ismail Kadaresë - këto janë 5 vendet e preferuara të Dua Lipës në Shqipëri - NACIONALE

Dajti, Blloku, Shtëpia e Ismail Kadaresë - këto janë 5 vendet e preferuara të Dua Lipës në Shqipëri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas vendlindjes, ylli botëror nga Prishtina, Dua Lipa, ka udhëtuar drejt Shqipërisë. Aty ka kaluar ca ditë pushime për të vazhduar drejt Ibizas, ku edhe festoi ditëlindjen e 27, për t'u kthyer sërish ndoshta në Tiranë ku do të mbahet edicioni i parë i “Sunny Hill” atje. Nga Prishtina, Dua kishte propozuar 5 restorantet më të mira.

Gjithashtu kishte promovuar 5 artistë lokalë që kanë ekspozuar punë në Manifesta.

Por tash Dua Lipa sjell një tjetër 5-she. Përmes platformës së saj “Service95” ajo ka rekomanduar 5 vende që duhet patjetër të vizitohen në Tiranë.

“Për të festuar dashurinë tonë për listat, kemi përzgjedhur disa nga më të preferuarat e këtij viti deri më tani, disa prej të cilave janë publikuar këtu për herë të parë, duke përfshirë dhe rekomandimet e mia për Tiranën – vendndodhja e dytë për festivalin tonë “Sunny Hill”, që do të nisë nesër!”, ka shkruar Dua Lipa, teksa ka listuar top 5-shen.

  1. Bunk’Art 1 & 2 – këto shndërrime të jashtëzakonshme të bunkerëve bartin ekspozita historike të Shqipërisë ndërthurur me artin bashkëkohor. Për të mos u humbur.
  2. Teleferiku i Dajtit – nëse doni të shikoni disa pamje spektakolare nga lart, thjesht ejani këtu.
  3. Shtëpia e Gjetheve – ky muze ka shërbyer si seli për sigurimin e shtetit gjatë epokës komuniste dhe tani është shndërruar në një vend kushtuar njerëzve të dënuar, persekutuar dhe spiunuar gjatë regjimit komunist.
  4. Shtëpia e Ismail Kadaresë – shtëpia e autorit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, është shndërruar në muze dhe tani është e hapur për publikun.
  5. Blloku – Lagjja moderne e Tiranës, është vendi ku do të gjeni jetën e natës së qytetit, me plot bare dhe restorante argëtuese.

Lajme të ngjashme