CODA fiton Oscarin dhe Will Smith goditi me shuplakë prezentuesin - NACIONALE

CODA fiton Oscarin dhe Will Smith goditi me shuplakë prezentuesin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drama CODA ka fituar çmimin kryesor për filmin më të mirë dhe një ngjarje tjetër e rëndë ndodhi në edicionin e 94-të të Oscars.

CODA tregon për sfidat e një familjeje të shurdhër. Është filmi i parë nga platforma Apple TV+, që fitoi çmimin kryesor.

Ndërsa një gjarje e papritur ndodhi gjatë mbrëmjes.

Will Smith goditi Chris Rock në fytyrë në skenë në Oscar, pasi komiku bëri një shaka me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.

"Jada, mezi pres për GI Jane 2", tha ai, në një referencë të dukshme për modelin e saj të rruar të flokëve, model i cili është rezultat i gjendjes së humbjes së flokëve nga një sëmundje e quajtur alopecia.

Smith doli në skenë dhe goditi Rockun përpara se të kthehej në vendin e tij dhe të bërtiste "Mbaje larg emrin e gruas sime nga goja jote".

Teksa Smith më vonë kur doli në skenë kërkoi falje.

"Dua t'i kërkoj falje Akademisë. Dua t'u kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi të nominuar", tha ai gjatë një fjalimi të përlotur për pranimin e çmimit të aktorit më të mirë.

Smith fitoi Oscarin e parë të karrierës së tij për rolin e babait të legjendave të tenisit Venus dhe Serena Williams në filimin "King Richard".

Ndërkohë, Chris Rock u duk i shtangur menjëherë pas incidentit, por ai i tha publikut se "Ajo ishte nata më e madhe në historinë e televizionit".

Departamenti i Policisë së Los Anxhelos tha se Rock kishte "refuzuar të paraqiste një raport policie" pas ngjarjes.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila organizon çmimet Oscar, shkroi në Twitter se "nuk e fal dhunën e asnjë forme".

Lajme të ngjashme