Chris Hemsworth thotë se po pauzon nga aktrimi pasi zbuloi për sëmundjen e Alzheimerit
Chris Hemsworth ka konfirmuar se do të marrë kohë të konsiderueshme pauzë nga aktrimi, pasi zbuloi një fakt shokues rreth shëndetit, derisa po xhironte doku-serialin Limitless.
Doku-seriali i ri, i cili po transmetohet në Disney Plus, tregon Hemsworth duke eksploruar mënyra të ndryshme si njerëzit mund të jetojnë jetë më të gjata dhe shëndetshme - shikoni trailerin më poshtë.
Dhe në episodin e pestë, të titulluar Memory, 39-vjeçari zbulon diçka shokuese për shëndetin e vet.
Gjatë një intervisteje për Vanity Fair, aktori shpjegoi se iu nënshtrua një testi i cili tregoi se kishte dy kopje të gjenes APO34, e cila lidhet me sëmundjen e Alzheimerit.
Ai shpjegoi: "Ata morën gjakun tim dhe bënë disa teste dhe plani ishte që të më tregojnë në kamerë si do të dilte rezultati, pastaj të flisnim si të përmirësojmë këtë apo atë.
"Dhe Peter Attia, i cili është doktori i jetëgjatësisë në atë episodë, telefonoi regjisorin e Limitless, Darren Aronofsky dhe tha: 'Nuk dua t'ia them këtë në kamerë. Duhet të bëjmë bisedë jashtë kamerave dhe të shikojmë nëse ai do që kjo të jetë në spektakël.
"Ishte goxha shokuese spese ai më telefonoi dhe më tha".
Hemsworth shtoi pastaj: "Nuk është gjene determinuese, por është indikacion i fortë. Dhjetë vjet më parë, mendoj se konsiderohej më determinuese".
Ai pastaj potencoi se ka gjasa "8 deri në 10 herë" më shumë të marrë sëmundjen e Alzheimerit në të ardhmen.
Gjyshi i Hemsworth është i diagnostikuar me sëmundjen.
Në episodin e fundit të shfaqjes, Hemsworth shqyrtoi kujdesin në fund të jetës dhe përballjen me vdekjen - duke përfshirë intervistat me 'death doula' dhe njerëzit që punojnë në kujdesin paliativ (kujdes i specializuar mjekësor për njerëzit që vuajnë nga sëmundje serioze).
"Me të vërtetë sinjalizoi diçka brenda meje për të bërë pushim", tha ai.
"Dhe prej kur përfunduam projektin, kam kompletuar gjërat që tashmë isha kontraktuar t'i bëja. Kur të përfundoj turneun këtë javë, do të shkoj në shtëpi dhe do të kaloj kohë të thjesht jashtë. Të rri me fëmijët dhe gruan".
Aktori tha se krijuesit e spektaklit dëshiruan të bënin një version të episodit ku do të pritnin pjesën e diagnozës, por ai dëshiroi që ta linte ashtu për t'i motivuar të tjerët.
