Befason burri i Rita Orës: Ajo u flet shqiptarëve kudo që i sheh - NACIONALE

Befason burri i Rita Orës: Ajo u flet shqiptarëve kudo që i sheh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori i famshëm hollivudian, Taika Waititi së fundi kanë realizuar një dokumentar me “Vogue”, duke treguar se si është jeta e tyre gjatë një dite, 24 orësh.

Në mesin e shumë aktiviteteve që zhvillojnë gjatë ditës, regjisorit Taika i ka rënë në sy, se si Rita ndalon rrugës dhe përshëndetet me të gjithë shqiptarët që i takon.

Çfarë ndodhi atje jashtë? Ne thjeshtë ishim duke ecur rrugës dhe rastësisht çdonjëri ishte duke folur shqip. Çfarë dreqin ishte kjo?, pyet Taika- Ritën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare i përgjigjët me fjalët më të mira për bashkëkombasit e saj.

“Pra në thelb, ka kaq shumë shqiptarë çdo kund dhe…ata janë më të mirët. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Pra, natyrisht ata ishin pronarët e picerisë. Ne thjesht ndaluam dhe ata na thanë: ‘Ejani për një pica tek ne’”, përgjigjet Rita.

Gjatë lidhjes më artistën, regjisori zelandez ka fituar një përshtypje për shqiptarët, të cilën e tregoi përmes një këshille për të gjithë ata/o që duan të hyjnë në një lidhje me një shqiptar/e.

Rita gjeti të gjithë shqiptarët. Shqiptarët dinë se ku ta gjejnë njëri-tjetrin. Nëse do të martoheni me një shqiptar, ju më mirë mësoni shqip”, tha Waititi.

Çifti kanë qenë nikoqirë të mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022, në nëntor të vitit të kaluar.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe Taika Waititi kanë më shumë se një vit që janë martuar.

Ju kujtojmë se Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy kangëtaret me famë bbotërore, të cilat kanë kontribuar në vazhdimësi për vendin e tyre të origjinës. Të dyja mbajnë titullin ambasadore nderi të Kosovës.

Lajme të ngjashme