Rita Ora falënderon Postën e Kosovës për përdorimin e imazhit të saj në pullën postare - NACIONALE

Rita Ora falënderon Postën e Kosovës për përdorimin e imazhit të saj në pullën postare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rita Ora, këngëtarja kosovare me famë botërore ka falënderuar Postën e Kosovës që e ka befasuar me një pullë për nder të ditëlindjes së saj të 32-të.

Ora ka shprehur keqardhjen e saj që nuk ka qenë e pranishme personalisht në Kosovë për të marrë dhuratën përmes një postimi në Facebook, por ka premtuar se do të kthehet një ditë për të shprehur mirënjohjen për të.

"Ndihem shumë mirënjohëse sot. Faleminderit Posta e Kosovës për surprizën e bukur të veçantë për ditëlindjen time." - shkroi mes tjerash këngëtarja Rita Ora.

Pulla me imazhin e saj do të lëshohet në qarkullim postare të shtunën, më 26 nëntor, në një ditë të veçantë për artisten e madhe shqiptare dhe britanike, pikërisht në ditëlindjen e saj.

Për më shumë se dhjetë vite në majat më të larta të skenës muzikore dhe artistike ndërkombëtare, ajo shfrytëzoi çdo rast që përmes famës së vet të promovojë vendin e saj të lindjes, Kosovën, si dhe tërë kombin shqiptar.

Lajme të ngjashme