Bebe Rexha pa çmim në Grammy 2023, fansat e vlerësojnë si diskriminim - NACIONALE

Bebe Rexha pa çmim në Grammy 2023, fansat e vlerësojnë si diskriminim

3 vjet më parë

nga Leonora Kolukaj

Artistja shqiptare, me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha mbrëmë ishte pjesë e Grammy 2023.

Teksa kalonte në tapetin e kuq të Grammy 2023, ajo u shpreh që ndihet e lumtur pasi ishte nomuniar në këtë garë të madhe.

“Është kaq e çmendur, kaq e papritur. Ne e shkruam këngën vetëm për argëtim, dhe më pas ja ku jemi në Grammy, të nominuar – fjalë për fjalë pikërisht ashtu!” ka thënë këngëtarja për PEOPLE.

Edhe pse të gjithë fansat po prisnin që Bebe Rexha të ishte fituese e çmimit të vetëm për të cilin kishte arritur të nominohej këtë vit, kjo gjë nuk ndodhi.

Bebe Rexha, ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan, por këtë çmim e fitoi Beyonce, ashtu siç fitoi edhe shumë të tjerë në këtë garë, e ku jo rastësisht theu të gjitha rekordet e bëri histori në Grammy.

Fansat e kanë quajtur diskriminim për Bebe Rexhen sepse sipas tyre, kënga “I’m Good (Blue)” ishte njëra ndër pretendentet më të forta për ta fituar këtë çmim sivjet.

Kënga e Bebe Rexhës ka mbi 110 milionë klikime në YouTube, ndryshe nga sa ka “Break My Soul” e Beyoncet (vetëm 36 milionë).

Megjithatë, ani pse Rexha nuk morri çmim, ajo nuk dha ndonjë koment për këtë.

Ndër të tjerash ajo është shprehur se po vjen një këngë e re nga ajo, e frymëzuar nga vitet ’70.

“Kam muzikë të re që po e nxjerr në javën e dytë të shkurtit, kështu që jam shumë e emocionuar”, tha Rexha.

Lajme të ngjashme