"Avatar: The Way of Water": Momenti kur Kate Winslet pyet nëse ka vdekur pasi theu rekord pa frymë nën ujë
Në setin e "Avatar: The Way of Water", Kate Winslet me shqetësim pyet nëse ka vdekur menjëherë pasi xhiroi një skenë epike nën ujë.
Aktorja në rrethana të jashtëzakonshme theu rekordin e Tom Cruise duke qëndruar pa frymë nën ujë dhe e gjeti krejt eksperiencën "thjesht të jashtëzakonshme".
Siç edhe do ta prisnit, shumica e pjesës së dytë të filmit supozohet të jetë në Oqean dhe regjisori, James Cameron në mënyrë tipike dëshiroi t'i bënte sa më reale të mundura skenat nën ujë.
Winslet bëri tre javë përgatitje çdo ditë për t'u trajnuar që ta mbajë frymën nën ujë sa më gjatë që është e mundur.
Winslet tha për "The Graham Norton Show” si mësoi të kontrollonte mënyrën si distribuonte oksigjentin nëpër trup.
"Një proces shumë i detajuar dhe i jashtëzakonshëm", tha ajo.
Siç tregohet në klipin më lart, aktorja ishte përkrah trajnerit të saj në tentativë për të përmbushur detyrën nënujore.
Pasi nxori kokën nga uji për të rimarrë frymën, trajneri kërkoi nga Winslet të parashikonte sa gjatë duroi.
"Nuk e di. Ka mundur të jetë 6:10, ka mundur të jetë 7:10", tha Winslet.
Derisa trajneri zbulon rezultatin rekord thyes prej 7:15", aktorja kërceu nga gëzimi dhe ishte absolutisht e ngazëllyer me lajmin.
Ajo theu rekordin e Tom Cruise për gjashtë minuta, të cilin e arriti duke xhiruar "Mission: Impossible - Rogue Nation".
Duke folur për "Total Film", Winslet shpjegoi: "Kam video ku shihem unë duke thënë 'a kam vdekur, a vdiqa?' Dhe pastaj pyes 'cila ishte koha?'
"Menjëherë desha të dija kohën. Dhe nuk po mund ta besoja... gjëja tjetër që them është 'na duhet radio seti'. Dëshiroja ta njoftoja menjëherë Jim.
"Epo, nuk pata nevojë ta mbaja frymën për mbi shtatë minuta. Thjesht mundësia për të vendosur rekord u prezantua vetë.
"Dëshiroja të theja rekordin time, i cili ishte 6 minuta e 14 sekonda. Dhe unë po thoja 'shkojmë!' Kështu që e theva rekordin tim për një minutë".
Aktorja punoi me "zhytës elitar ushtarak në mënyrë që të mësohej ta mbante frymën për më shumë se gjashtë minuta".
"Kisha disa shqetësime... por për këtë ishte stërvitja. Dhe njëmend dëshiroja ta bëja. Nuk doja që askush të mendonte 'oh, ajo është e vjetër, nuk mund ta bëjë këtë'," tha ajo.
"Shpresa ime është që ajo çka marrë nga universi është edhe më e jashtëzakonshme se gjithçka që mund të mendoj. Unë në fakt nuk i them kurrë vetes 'epo, ti nuk mund ta bësh këtë', ose 'nuk mund ta bësh atë'. Më lër ta provoj! dhe do ta shohim".
