Asnjë libër në gjuhën shqipe në Panairin ndërkombëtar në Gjenevë - NACIONALE

Asnjë libër në gjuhën shqipe në Panairin ndërkombëtar në Gjenevë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Gjenevë është hapur Panairi i Librit ku i janë prezentuar lexuesëve qindra mijëra tituj të librave të më shumë se 600 autorëve nga mbarë bota, por jo edhe libri shqip.

Ky panair është hapur me datë 22 mars deri më 26 mars.

Libri, miku më i ngushtë i njeriut ka udhëtuar mijëra kilometra nga katër anët e botës për të qenë pjesë e festivalit të librit ne Gjenevë. Këtu po marrin pjesë qindra autorë nga mbarë kontinenti që do të simbolizojnë diversitetin e madh të botimeve te zhanreve te larmishme te librit në gjuhët e ndryshme botërore, përveç nga Zvicra edhe nga Amerika, Britania, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, vendet e ballkanit madje edhe nga Afrika dhe Austarlia e largët..

Fatkëqsisht ne ketë panair ndekrombëtar nuk hasëm ne asnjë liber ne gjuhën shqipe?! Në fakt hasëm vetëm në një libër te Islamjl Kadaresë.

Atëherë shtrohen dilema, se sa janë serioze apelet e insitucioneve tona qofshin ato nga Shqipëria apo Kosova, për ruajtjen e gjuhës shqipe apo për të ruajtjen e rinisë nga asimilimi, kur në panairet ndërkombetare, sikur ky i Gjenevës, nuk ekspozohet asnjë libër ne gjuhën shqipe. Së paku një abetare për 300 mije shqiptarët ne Zvicër?! Në fund, çfarë të thuhet, në Zvicer më shpejt vinjë pashtetat dhe suxhuku, se sa libri ne shqip, kjo nuk do koment! Pra mungesa e librit shqip ne Serbi justifikohet disi, por asesi në vendet e civilizuara dhe demokratike, sikur në Zvicer, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Redaktori i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne Palexpo, ku po mbahet Panairi ndërkombetar i librit dhe shtypit.

Lajme të ngjashme