Afroman zyrtarisht dërgon kërkesën e kandidaturës për president më 2024
Afroman do të kandidojë për president më 2024 në një tentativë për të arritur forcën më të lartë.
Reperi 48-vjeçar dëshiron të jetë lideri i ardhshëm i SHBA-së pasi ka dorëzuar dokumentet për të kandiduar për pozicionin më të lakmuar të vendit në Komisionin Federal të Zgjedhjeve.
Në dokumentet e marra nga TMZ, komiteti i tij presidencial quhet "Joseph Afroman Foreman për President" dhe ai kandidon si i pavarur.
Ylli i nominuar për çmim Grammy konfirmoi ambicien për të kandiduar për president në dhjetor gjatë një koncerti në Misuri.
Nuk duhet të vijë si befasi se një pjesë e madhe e energjisë së këngëtarit do të fokusohet në legalizimin e marihuanës nëpër tërë ShBA-të.
Dokumentacioni i tij për kandidaturën presidenciale u dorëzua dy ditë para 20 prillit, ditës ndërkombëtare të marihuanës.
Afroman, i cili kishte lindur në Los Anxhelos të Kalifornisë, dëshiron të ndryshojë "status quo"-në dhe mishëron "Ëndrrën Amerikane", sipas një deklarate të lëshuar nga menaxheri i fushatës së tij, Jason Savage, në dhjetor.
Deklarata e plotë, e cila u shoqërua me një foto të Afroman-it të kulluar në bizhuteri ari përpara flamurit të ShBA-së, thoshte: “Bashkatëdhetarët e mi amerikanë, vjen një moment në rrjedhën e ngjarjeve njerëzore kur ndryshimi duhet të ndikohet. Ajo kohë është tani. Amerikanët po vuajnë dhe status quo-ja nuk është më e pranueshme.
"Inflacioni është jashtë kontrollit. Ekonomia është në rrënim. Tregu i shtëpive është tmerrues. Politikanët janë të korruptuar. Mollët e këqija lejohen të jenë pjesë e forcave ligjore, në mesin e oficerëve tanë fisnikë dhe trima.
"Bimët mjekësore kriminalizohen, derisa kompanitë farmaceutike pasurohen me kemikale dhe efekte anësore të panjohura. Mediet ndjellin urrejtje 24 orë në ditë, 7 dit në javë, 365 ditë në vit. Ata përpiqen të ndajnë në bazë të racës, fesë, gjinisë, preferencës seksuale dhe çdo kategorie tjetër që mund të mendojnë.
“Ne kemi nevojë për një kandidat që është zgjedhur me të vërtetë nga populli dhe për popullin. Ne kemi nevojë për një njeri që mund të ngrihet dhe të udhëheqë me një dorë të fortë. Populli është i uritur për një Komandant të Përgjithshëm, që të çon nga një vend dashurie dhe jo urrejtjeje. Në këto kohë të errëta, ne kemi nevojë për një udhëheqës që mishëron vërtet ëndrrën amerikane.”
Deklarata e Savage vazhdon: “Kandidati im është ëndrra amerikane. Kush më mirë të udhëheqë në reformën e drejtësisë penale, se sa një njeri që ka udhëtuar në metamorfozën e plotë të sistemit të drejtësisë? Një burrë që hyri në sallën e të miturve si një gërthet i vogël, dhe doli nga burgu si një dem, dhe është ende ëndrra amerikane.
"Më i refuzuari, i pa respektuari, kur shkoi për një punë, ai nuk u zgjodh kurrë dhe është ende 'The American Dream'. Refuzimi i pranueshëm. 'Hungry Hustler' origjinal. Një përfaqësues i shtetit blu të Kalifornisë dhe shtetit të kuq të Mississippi. Komandanti ynë i përgjithshëm i kanabisit.
"Kush është më mirë të mbajë postin më të lartë në vend, se sa 'playa' më I lartë dhe më I fluturuar në lojë? Ai është për njeriun e zi, meksikanin, madje edhe të bardhët e varfër, të gjitha qeniet njerëzore që nuk kanë të drejta. Pra, hidhni poshtë të kaluarën tuaj dhe zgjidhni të ardhmen tuaj."
“Është nderi dhe kënaqësia ime e madhe të shpall zyrtarisht Afroman si një kandidat të pavarur për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
