Aaron Paul është parë në Britani duke xhiruar për sezonin e tetë të "Black Mirror"
Produksioni i sezonit të gjashtë për "Black Mirror" duket se ka filluar punën pasi Aaron Paul është parë duke xhiruar serialin ikonik të Netflix në Britaninë e Madhe.
Ylli i "Breaking Bad" dhe “BoJack Horseman” pritet të marrë pjesë në episodën e parë të sezoni të ri, përkrah Kate Mara.
Lokalët në qytezën e Rye i kanë thënë "The Sun" se ekipi i "Black Mirror" reagoi shpejt në rimodelimin e qytetit për xhirime.
“Parkingjet u pezulluan dhe grupi i xhirimit filloi të pastronte rrugën nga çdo gjë që e identifikonte vendin si një qytet anglez”, tha një banor.
“Ne pamë tabela rrugore amerikane që ngriheshin dhe arka me kuti dhe rrjeta peshkimi po shkarkoheshin rreth kafenesë përballë rrugës 'Mermaid'.
"Ata e bënë kafenenë të dukej si një dyqan peshku dhe e kthyen dyqanin e antikeve në një dyqan librash. Të gjithë mund të shihnin se çfarë po ndodhte, gjithçka ishte shumë emocionuese. Më pas mbërritën Aaron Paul dhe Kate Mara dhe ne e dinim se ishte për 'Black Mirror'."
Fansat e “Black Mirror” kanë pritur që tre vite për një sezon të ri, dhe kanë qenë të padurueshëm veçanërisht pasi sezoni i pestë përmbante vetëm tre episode.
Seriali i njohur nuk njihet vetëm me storiet me bazë teknologjinë dhe tensionin e lart të skenave, por gjithashtu për një kastë impresive.
Sezonin e kaluar morën pjesë emra të njohur si Anthony Macky, Yahya Abdul-Mateen, Pom Klementieff, Andrew Scott, Topher Grace dhe Miley Cyrus.
Sipas “Variety”, sezoni i ri pritet të ketë emra si Aaron Paul, Kate Mara, Zazie Beetz, Paapa Essiedu, Josh Hartnett, Danny Ramirez, Clara Rugaard, Auden Thornton dhe Anjan Vasan, në tre episodet e para, me më shumë aktorë që pritet të bashkohen për pjesën tjetër të sezonit.
Tashmë kanë filluar të qarkullojnë teori për episodin e Aaron Paul, me aktorin e “Westworld” që në fakt ka marrë pjesë në “Black Mirror” më herët.
Nuk ju kujtohet?
Ishte një paraqitje e shpejt në një nga episodet më të mira të serialit; "USS Calllister".
Në episodin e sezonit të katërt luajti Jesse Plemons si CTO i nënvlerësuar i një kompanie teknologjike, i cili po ndërton fshehurazi universin e tij të frymëzuar nga “Star Trek” gjatë natës, duke komanduar anijen e tij yje me një ekuipazh që ai krijoi me ADN-në e kolegëve të tij.
Në fund të episodit me aksione të larta, ekuipazhi arriti të organizonte një rebelim të suksesshëm kundër kapitenit të tyre dhe personazhi i Cristin Miliotit Nanette merr përsipër.
Ndërsa ata nisen në hapësirën e jashtme për të shkuar në aventurat e tyre, një lojtar i quajtur “Gamer691” bie në kontakt me ta, dhe ai luhet nga Aaron Paul, i njohur menjëherë.
A mund të nënkuptojë kjo se paraqitja e radhës e Aaron në serial do të jetë një vazhdim i 'USS Callister'?
Na duhet vetëm të presim dhe ta zbulojmë!
Fatkeqësisht, meqenëse episodet e para të sezonit 6 po xhirohen tani, nuk ka asnjë mënyrë që të jetë në Netflix para fundit të vitit. Duket se ne mund të presim deri në fund të vitit 2023 para se të arrijmë të zhysim dhëmbët në këtë serial.
