8 marsi në Pavijonin e Kosovës në Venecia - NACIONALE

8 marsi në Pavijonin e Kosovës në Venecia

1 vit më parë

nga Bienalja e Venedikut

Përmes një cikli të postimeve në rrjetet sociale, Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias ka trajtuar padrejtësinë ndaj gruas në fuqinë punëtore me pagesë, duke nënvizuar sesi historikisht puna e grave në shtëpi nuk është vlerësuar dhe as paguar, dhe se si kjo përcillet edhe sot në rolin e tyre në punësimin formal.

Shiko postin e parë në Facebook

Tutje, në ciklin e postimeve që i referohen 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, trajtohen kontratat e padrejta që ofrojnë punësime të pasigurta dhe që janë tipike për fuqinë punëtore në sektorët ku puna është e feminizuar.

Kujtojmë që puna e feminizuar dhe pabarazitë në vendin e punës janë temë kryesore e instalacionit skulpturor të artistës Doruntina Kastrati dhe projektit me titull, “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” që sivjet do ta përfaqësoj Kosovën në ngjarjen më të madhe të artit në botë, Bienalen e Venecias

Shiko postin e sontëm në Instagram

Këto postime shoqërohen me shënime të skanuara nga Fitnete Veselaj Kastrati, nëna e artistes, përvoja e së cilës në fabrikën e prodhimit të llokumave, ka informuar konceptin bazë të punës, “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”.

Kjo punë e cila kurohet nga Erëmirë Krasniqi ka për qëllim të “sjell në publik rrëfimet e grave, të cilat punojnë në margjinë të shoqërisë”. - thuhet në deklaratën për media të Pavijonit të Kosovës.

Ndiqni nga afër punën në zhvillim të pavijonit të Kosovës në Facebook dhe Instagram

Lajme të ngjashme