Zyrtari izraelit: Lufta me Iranin do të jetë dështim i madh, nëse s’i merret uraniumi i pasuruar - NACIONALE

Zyrtari izraelit: Lufta me Iranin do të jetë dështim i madh, nëse s’i merret uraniumi i pasuruar

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar i lartë ushtarak izraelit tha të premten se, nëse rezervat e Iranit prej më shumë se 400 kilogramësh uranium i pasuruar në shkallë të lartë nuk hiqen nga ky shtet pas luftës së tanishme, fushata ushtarake mund të konsiderohet si “një dështim i madh”.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se këto rezerva uraniumi janë të mjaftueshme për 11 bomba bërthamore, nëse uraniumi pasurohet më tej. Irani vazhdimisht ka thënë se programi i vet bërthamor ka qëllime paqësore, edhe pse ka pasuruar uranium afër shkallës që mundëson prodhim të armëve bërthamore, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Sipas zyrtarit të lartë ushtarak, nëse gjatë negociatave mes ShBA-së e Iranit nuk arrihet ndonjë marrëveshje për largimin e uraniumit të pasuruar dhe ndërprerjen e pasurimit të mëtejmë, arritjet gjatë 40 ditëve të luftimeve nuk do të jenë për asgjë.

“Nëse objektivi bërthamor nuk arrihet, atëherë gjithçka që ne bëmë në Iran do të jetë një dështim i madh. Regjimi dashakeq iranian mund të hidhet mbi programin bërthamor” – tha zyrtari gjatë një diskutimi me gazetarë, në kushte anonimiteti.

Ai shtoi se “nëse uraniumi largohet nga Irani përmes kanaleve diplomatike, ne e kemi kryer pjesën tonë”. Megjithatë, nëse kjo gjë nuk ndodh, Izraelit do t’i duhet nisja e një operacione tjetër në Iran për ta arritur objektivin.

Lajme të ngjashme