Zjarr në një tunel në Afganistan, të paktën 19 të vdekur
Të paktën 19 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga zjarri në një tunel rrugor në Afganistan, thonë zyrtarët lokalë.
Një cisternë plot me karburant është përmbysur dhe ka marrë flakë mbrëmë në tunelin Salang, që lidh kryeqytetin Kabul me provincat veriore. Zjarri u përhap në automjete të tjera para se të shuhej, raporton BBC.
Identifikimi i viktimave ishte shumë i vështirë
“Cisterna e karburantit shpërtheu, pastaj rrobat më morën flakë nga karburanti që mbuloi vendin”, tha një dëshmitar. Disa nga të lënduarit janë djegur rëndë, tha një zyrtar i lartë shëndetësor.
“Në mesin e të vdekurve, ishte shumë e vështirë të identifikohej se kush ishte burrë dhe kush grua”, shtoi ai. Të paktën 32 persona u plagosën, shtoi një tjetër zyrtar.
Besohet se numri i viktimave mund të rritet. Ministria e Punëve Publike njoftoi se kalimi është i mbyllur për qarkullim ndërkohë që po kryhen operacionet e shpëtimit. Tuneli Salang është 2.6 kilometra i gjatë dhe ndodhet në një lartësi prej rreth 3400 metrash. /Nacionale/