Zhvillimet e fundit në Ukrainë
Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se trupat e tij po përgatiten për një ofensivë të re ruse në Ukrainën lindore.
Ai shprehu skepticizëm mbi pretendimet ruse se do të zvogëlojnë ofenzivën në qytetet kryesore të Ukrainës, duke e quajtur atë si parapregatitje të "sulmeve të reja" në rajonin separatist lindor të Donbasit.
Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi për një armëpushim në qytetin port të rrethuar të Mariupolit të enjten në mëngjes. Mbetet të shihet se a do të ketë evakuim të suksesshëm i civilëve, meqë përpjekjet e mëparshme për armëpushim kanë dështuar.
SHBA dhe Britania e Madhe thonë se kanë informacione për tensionime mes Vladimir Putin dhe gjeneralëve të tij, sepse presidenti rus ndihet i "mashtruar" prej tyre.
Rubla ruse është rikthyer në rreth nivelit që ishte kur filloi lufta në Ukrainë pasi Moska filloi me zbatimin e masave të rrepta financiare për të ngritur rublën, duke përfshirë rritjen e normave të interesit në 20% dhe futjen e kontrolleve të kapitalit ndaj rusëve që shpresojnë të këmbejnë rublën me dollarë ose euro.
Bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë sërish online këtë të premte, ka delaruar negociatori ukrainas, David Arakhamia.