Zhvillime dramatike në luftën e Ukrainës: Rusia okupon Luhanskun, mbledhje e rëndësishme në Zvicër - NACIONALE

Zhvillime dramatike në luftën e Ukrainës: Rusia okupon Luhanskun, mbledhje e rëndësishme në Zvicër

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zhvillimet në luftën e Ukrainës janë bërë sërish dramatike pas kapjes së qytetit të Lysychanskut. Por, cilat janë zhvillimet e deritanishme nga lufta që ka mbërthyer vëmendjen e botës.

I.

Liderët nga dhjetëra shtete, organizata ndërkombëtare dhe nga sektori privat po mblidhen në Zvicër sot për një “Plan Marshall” të ri që të rindërtojë Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy do të marrë pjesë virtualisht në këtë takim.

Ai ka paralajmëruar më herët se puna në zonat që janë çliruar “ishte vërtet kolosale”.

“Neve na mbetet t’i çlirojmë mbi dy mijë fshatra dhe qytete në lidhje dhe jug të Ukrainës,” – shtoi ai.

II.

Forcat ukrainase janë tërhequr nga Lysychansku derisa Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e rajonit lindor ukrainas të Luhanskut.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoihu, u shpreh se forcat ruse kishin vendosur “kontroll të plotë” mbi Lysychansk dhe shumë vendbanime në rrethinë të saj. Komanda ushtarake e Ukrainës konfirmoi të dielen mbrëma se trupat e saj ishin detyruar që të tërhiqeshin nga qyteti, duke shtuar se nëse s’do ta bënin atë veprim “do të kishte pasoja fatale”.

Lysychansku ishte qyteti i fundit që mbahej nën kontroll nga Ukraina në rajonin e Luhanskut.

III.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, është zotuar se do ta rimarrin sërish nën kontroll Lysychanskun me ndihmën e armëve perëndimore të rrezes së gjatë.

“Ne do të kthehemi falë taktikave tona, falë rritjes së furnizimeve me armët moderne. Ukraina nuk dorëzohet,” – u shpreh ai në një adresim gjatë mbrëmjes.

IV.

Rusia do të ndërrojë fokusin kryesor të luftës së saj në Ukrainë duke provuar që të kapë gjithë rajonin e Donetskut pasi kapi fqinjen e saj, Luhnaskun, tha guverantori i rajonit të Luhanskut, Serhai Haidai.

Ai pretendoi që rreth 8 mijë civilë mbeten në Sievierodonetsk dhe rreth 10 mijë të tjerë në Lysychanskun e okupuar.

V.

Forcat ruse kanë goditur një tjetër shkollë fillore në Harkiv në orën 4 të mëngjesit të sotëm (e hënë, 4 korrik), sipas raportimit të bërë nga guvernatori i rajonit, z. Oleg Synyehubov. Nuk janë raportuar deri tash dëme në njerëz. Ai tha edhe se tre njerëz ishin vrarë dhe gjashtë të tjerë ishin plagosur në një sulm që iu bë fshatit Bezruky në rajonin e tij.

VI.

Flamuri i Ukrainës është ngritur sërish në Ishullin e Gjarpërit në Detin e Zi, ka thënë zëdhënësja e ushtrisë ukrainase gjatë ditës së sotme, pasi forcat ruse u tërhoqën nga kjo pikë strategjike gjatë javës së kaluar.

“Territori është rikthyer nën jurisdiksionin e Ukrainës,” – tha Natalia Humeniuk.

Lajme të ngjashme