Zelensky zotohet t’i vazhdojë përpjekjet për paqe pas “përparimit” të arritur në takimin me Trumpin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i përfundoi bisedimet me presidentin amerikan, Donald Trump, pa e arritur ndonjë marrëveshje për paqe, por tha se ekipet amerikane dhe ukrainase do të takohen sërish së shpejti dhe se do të mbahet një takim i liderëve – përfshirë edhe ata nga Evropa – muajin e ardhshëm në Uashington.
Zelensky shkroi më 28 dhjetor në rrjetet sociale se “patëm diskutim thelbësor për të gjitha çështjet”, përfshirë ato që lidhen me garancitë jetike të sigurisë, gjatë takimit në resortin Mar-a-Lago të Trumpit në Florida.
“Biseduam për të gjitha aspektet e kornizës së paqes dhe arritëm rezultate të rëndësishme”, shkroi Zelensky.
“Ne gjithashtu shtjelluam rendin e veprimeve të mëtejshme. U pajtuam se garancitë e sigurisë janë jetike në rrugën drejt arritjes së një paqeje të qëndrueshme”, shtoi ai. /REL