Zelensky uron për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Në luftë të madhe s'ka vepra të vogla
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e uroi të enjten popullin e vendit të tij për Ditën e Pavarësisë, duke thënë se kjo është ditë e njerëzve të lirë, të fuqishëm dhe dinjitozë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës! Ditën e të lirëve, të fuqishmëve dhe dinjitozëve. Ditën e të barabartëve. Burrave e grave ukrainase. Në tërë vendin tonë. Në këtë luftë, secili ka peshë. Sepse lufta është për diçka që është shumë e rëndësishme për secilin. Një Ukrainë e pavarur”- shkroi Zelensky në rrjetin X, ku publikoi edhe një video 12-minutëshe, raporton gazeta "The Guardian".
“Në një luftë të madhe, nuk ka vepra të vogla. Nuk ka vepra të panevojshme. Nuk ka vepra të parëndësishme. Kjo vlen për njerëzit, për veprat dhe për fjalët. Kur e festojmë pavarësinë e Ukrainës, secili mund të ndiejë një pjesë të saj”- tha Zelensky në videon, në prapavijën e së cilës shihet murali i një ushtari ukrainas që ishte vrarë nga rusët.
Ai i falënderoi ushtarët, prindërit e tyre dhe familjet e tyre. E çmoi punën e mjekëve, gazetarëve, inxhinierëve e shumë të tjerëve që kanë punuar gjatë kushteve të vështira të luftës.
Happy Ukraine’s Independence Day!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 24, 2023
The day of the free, the strong, and the dignified. The day of equals. Ukrainian men and women. In our entire country.
In this fight, everyone counts. Because the fight is for something that is important to everyone.
An independent Ukraine. pic.twitter.com/tUYTsn3TrE