Zelensky-Perëndimit: Ofensiva ndaj Rusisë nuk mund të fillojë pa më shumë armë - NACIONALE

Zelensky-Perëndimit: Ofensiva ndaj Rusisë nuk mund të fillojë pa më shumë armë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës ndaj Rusisë nuk mund të fillojë derisa aleatët perëndimorë të dërgojnë më shumë mbështetje ushtarake.

Duke folur për një gazetë japoneze, presidenti ukrainas ka thënë se nuk do të dërgonte trupat e tij në vijën e frontit pa më shumë tanke, artileri dhe raketahedhës Himars.

BBC raporton se Zelensky ka thënë që situata në Ukrainën lindore nuk ishte e mirë, ndërsa ka shtuar se po presin municion nga partnerët.

I pyetur për kundërsulmin e pritshëm, raportohet se Zelensky ka thënë: “Nuk mund të fillojmë ende, nuk mund t'i dërgojmë ushtarët tanë trima në vijën e frontit pa tanke, artileri dhe raketa me rreze të gjatë”.

Bëhet e ditur se ai më tej ka shtur që nëse ka vullnet politik, mund të gjendet edhe mënyra për ndihmë.

"Nëse keni vullnet politik, mund të gjeni një mënyrë për të na ndihmuar. Ne jemi në luftë dhe mezi presim,"- është shprehur ai.

Kujtojmë se ka disa javë që po flitet për nisjen e një ofensive pranverore të Ukrainës kundër forcave ruse, me komandantët ukrainas që kanë lënë të kuptohet se mund të fillojë shumë shpejt. E ndërsa aleatët e Ukrainës kanë premtuar më shumë tanke, artileri dhe sisteme raketash me rreze më të gjatë, disave prej tyre po u merr më shumë kohë se sa duhet dorëzimi i mjeteve ushtarake në Ukrainë.

Lajme të ngjashme