Zelensky: Nevojiten më shumë ushtarë dhe pajisje për ta ndalur ofensivën ruse - NACIONALE

Zelensky: Nevojiten më shumë ushtarë dhe pajisje për ta ndalur ofensivën ruse

3 javë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina duhet ta përgatitë një numër të madh ushtarësh, përfshirë rezervistë, për ta ndalur ofensivën më të fundit të Rusisë në luftën tashmë mbi dyvjeçare.

Gjendja në vijën e frontit është e “vështirë, por e qëndrueshme” tani për tani, tha Zelensky në një intervistë që u transmetua më 6 prill në televizionin ukrainas.

Por, Ukraina duhet ta përgatitë një numër të madh të pjesëtarëve për t’i zmbrapsur sulmet ruse, theksoi ai.

Duhet të përgatiten brigada për t’i zëvendësuar ata që janë duke luftuar tani, nënvizoi ai, duke shtuar se kjo nënkupton se një numër i madh i rezervistëve duhet të jenë të gatshëm.

“Rezervat nuk përbëhen vetëm nga gra dhe burra të rinj, por nga njerëz me përvojë të cilët kanë kryer stërvitje ushtarake dhe kanë përvojë në luftime”, tha Zelensky. /REL

Lajme të ngjashme