Zelensky e viziton qytetin e vijës së frontit, Bakhmut - NACIONALE

Zelensky e viziton qytetin e vijës së frontit, Bakhmut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkuar për vizitë në qytetin Bakhmut, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhilluar një betejë të ashpër, të gjatë me muaj.

Për vizitën e presidentit ukrainas në qytetin që ndodhet afër vijës së frontit, raportoi televizioni britanik BBC. Ky televizion nuk dha hollësi të tjera, por premtoi se lajmi do të plotësohet, sepse ngjarja është në zhvillim.

“Situata në front vazhdon të jetë shumë e vështirë në zonat e Donbasit, në Bakhmut, Soledar, Maryinka, dhe Kreminna. Prej kohësh nuk ka mbetur më ndonjë hapësirë e jetueshme në këto zona që të mos jetë dëmtuar nga predha dhe të shtënat. Pushtuesit realisht e shkatërruan Bakhmutin, një tjetër qytet në Donbas që ushtria ruse e shndërroi në rrënoja”, tha Zelensky javën e kaluar.

Pasi forcat ukrainase çliruan qytetin Kherson rreth një muaj më parë, beteja u intensifikua përreth qytetit Bakhmut, duke dëshmuar kështu dëshirën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të arritur suksese në fushëbetejë pas disa zmbrapsjesh nga territori ukrainas

Lajme të ngjashme