Xhumaja e parë pa Assadin, marshime festive rrugëve të Sirisë
Udhëheqësi i rebelëve sirianë u ka bërë thirrje banorëve të vendit që të dalin të premten rrugëve për ta festuar atë që e ka përshkruar si “fitore e revolucionit të bekuar”.
Në një video-mesazh të publikuar në rrjetin “Telegram”, Abu Mohammed al-Golani, udhëheqës i grupit Hayat Tahrir al-Sham, i cili tani po e përdor emrin e tij të vërtetë, Ahmed al-Sharaa, u bëri thirrje njerëzve që “të dalin rrugëve dhe ta shprehin gëzimin e tyre”, raporton gazeta “The Guardian”.
Thirrja e tij erdhi pas lutjeve të para të së premtes që nga marrja e kontrollit të vendit nga udhëheqësia e re, pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad.
Gjatë ditëve të hershme të kryengritjes siriane më 2011, protestuesit zakonisht grumbulloheshin pas lutjeve të së premtes.
Al-Shaara pritej të merrte pjesë në lutjet e së premtes në xhaminë “Umayyad” në Damask.
Disa fotografi të agjencisë së lajmeve “Reuters” sjellin pamje nga atmosfera festive në kryeqytetin sirian.