WSJ: Trumpi do të bëjë thirrje për “revolucion të mendimit logjik” në fjalimin inaugurues - NACIONALE

WSJ: Trumpi do të bëjë thirrje për “revolucion të mendimit logjik” në fjalimin inaugurues

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të bëjë thirrje për një “revolucion të mendimit logjik” gjatë adresimit të tij inaugurues, raportoi gazeta amerikane “The Wall Street Journal” të hënën, duke cituar fragmente nga fjalimi i tij i përgatitur.

“Unë rikthehem në presidencë me besim dhe optimist se ne jemi në fillimin e një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar. Një batisë e ndryshimit do ta përfshijë vendin. Porosia ime për amerikanët sot është që është koha që ne edhe një herë të veprojmë me guxim, energji dhe me vitalitetin e civilizimit më të madh të historisë” – pritet të thotë Trumpi, sipas komenteve të ndara me gazetën “The Wall Street Journal”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Trumpi do të betohet si president i Shteteve të Bashkuara të hënën, duke e filluar mandatin e dytë në krye të vendit dhe duke e vulosur njërin nga rikthimet më të befasishme në historinë amerikane.

Ai do ta bëjë betimin në detyrë, që do të udhëhiqet nga kryegjykatësi amerikan, John Roberts, në orën 12:00 sipas zonës kohore lokale ose në orën 18:00 sipas zonës kohore të Kosovës. Fillimisht procedura ishte planifikuar të zhvillohej përballë ndërtesës së Capitol-it, por tani është vendosur që ajo të mbahet brenda kompleksit të Kongresit për shkak të temperaturave të ulëta.

Trumpi planifikon që të lëshojë një varg urdhrash ekzekutivë pasi të betohet si president të hënën për t’i vënë vulë administratës së re rreth çështjeve nga energjia te migracioni.

Dy burime të afërta me këto plane thanë se mbi 100 urdhra dhe udhëzime të tilla mund të lëshohen duke filluar nga dita e parë e Trumpit në pushtet.

Më herët, agjencia “Reuters” në një raport ekskluziv tha se ambasadori gjerman në Uashington ka paralajmëruar se administrata amerikane në ardhje planifikon një ripërcaktim të rendit kushtetues në ShBA. Për më shumë rreth këtij raporti, mund ta lexoni artikullin e “Nacionales”.

Lajme të ngjashme