Vuçiq për urdhër-arrestin ndaj Putinit: Po shkojmë drejt përshkallëzimit që nuk ka fund
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata e Hagës për presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas medias serbe të afërt me regjimin Danas, Vuçiq ka thënë se, “e vetmja gjë e sigurt është se ne do të shkojmë në drejtim të përshkallëzimit të mëtejshëm që nuk ka fund”.
Raportohet se Vuçiq më tej ka thënë se “ka frikë se mund kjo mund të jetë edhe në drejtim të konfliktit më të madh që ka qenë ndonjëherë”
“A ka njeri që t’i japë fund kësaj çmendurie, a e kupton dikush në botë se cilat janë pasojat?”- citohet të ketë thënë Vuçiq.
Tutje presidenti serb ka deklaruar se ky vendim ka ardhur përpara vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Rusi, por se ai nuk dëshiron të marrë pjesë në teori konspirative.
“Kemi shumë djem të papërgjegjshëm këtu që mezi prisnin ta zhysin vendin në një vorbull marrëzie sikur të kishim nevojë,”- ka theksuar Vuçiq.
