Vritet një e plagosen katër ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor
Një ushtar rezervist izraelit u vra dhe katër të tjerë u plagosën, përfshirë një oficer të lartë që ndodhet në gjendje serioze, kur ata u goditën nga një bombë pranë një rruge në Bregun Perëndimor natën, njoftoi ushtria izraelite të hënën.
Ushtari i vrarë u identifikua nga ushtria si Rreshter i Klasës së Parë (rezervist) Eviatar Ben Yehuda, 31 vjeç, nga Batalioni i 8211-të Rezervë i Brigadës Rajonale “Ephraim”, nga qyteza jugore e Nitzan-it, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë izraelite, ushtrët ndodheshin në një automjet të blinduar të lehtë të tipit “David”, pjesë e një autokolone gjatë një patrulle në qytezën Tamun, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, kur u aktivizua një pajisje e madhe shpërthyese.
Shpërthimi e la të vrarë ushtarin Ben Yehuda, ndërsa të plagosur seriozisht komandantin e tij të batalionit, oficer rezervist me rangun e kolonel lejtënantit, që ishte i ulur pranë tij.
Tre ushtarë të tjerë në pjesën e pasme të automjetit gjithashtu u lënduan dhe ndodhen në gjendje të lehtë deri mesatare.
Vitin e kaluar, dy ushtarë dhe një polic janë vrarë nga bombat skaj rrugëve në Bregun Perëndimor. Grupet e armatosura në të pjesë shpesh vendosin pajisje shpërthyese nën rrugë për t’i sulmuar forcat izraelite që kryejnë bastisje për arrestime.
Ushtria izraelite rregullisht shkatërron rrugë me buldozerë si masë paraprake para se të hyjë me automjete më të lehta të blinduara./Nacionale