Vritet në Gaza djali ushtar i ministrit izraelit, Gadi Eisenkot
Gal Meir Eisenkot, djali i ministrit izraelit, Gadi Eisenkot, është vrarë në pjesën veriore të Gazës, njoftoi të enjten në mbrëmje ushtria izraelite.
Rreshteri Eisenkot, 25 vjeç, ushtar i Batalionit 699 të Brigadës së 551-të të Rezervistëve, u vra gjatë një beteje, thuhet në deklaratën e Forcave Mbrojtëse të Izraelit, raporton televizioni CNN.
Babai i tij ishte komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit nga shkurti i vitit 2015 deri në janar të vitit 2019 dhe ka shërbyer në ushtri për më shumë se katër dekada.

Gadi Eisenkot iu bashkua kabinetit të luftës të kryeministrit Benjamin Netanyahu si ministër pa portofol pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.
Ai ishte zgjedhur deputet në Kuvendin e Izraelit më 2022 dhe është anëtar i Partisë së Unitetit Kombëtar të Benny Gantz-it.
Gantz-i shprehu ngushëllime për vdekjen e Gal Meir Eisenkot-it, duke thënë në një deklaratë: “Qoftë i bekuar kujtimi për Galin dhe kujtimi për të gjithë ata që ranë në betejë për shtëpinë e të gjithë neve. Edhe në emrin e tij, edhe në emrin tonë, ne e vazhdojmë misionin.”
לחנה וגדי איזנקוט,
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) December 7, 2023
שרה ואני שבורי לב על נפילתו של בנכם גל.
אנחנו בוכים אתכם. אנחנו מחבקים אתכם.
גל היה לוחם אמיץ וגיבור אמיתי.
אנו שולחים תנחומים מעומק ליבנו למשפחתכם ולמשפחות כל נופלינו הגיבורים.
העם עוטף אתכם באהבה ובהוקרת תודה - היום ולתמיד.
מה גדול הכאב. מה עמוק…
Edhe Netanyahu i shprehu ngushëllime ministrit të tij. “Qeveria e Izraelit dhe qytetarët e Izraelit mbajnë zi bashkë me ju. Heronjtë tanë nuk ranë kot. Ne do të vazhdojmë që të luftojmë deri në fitore”- shkroi Netanyahu në rrjetin X.
Numri i përgjithshëm i ushtarëve izraelitë të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës ka shkuar në 88.