Policia iraniane qëllon mbi protestuesit e mbledhur te varri i Mahsa Aminit
Në shënimin e 40-ditëve nga vdekja e Mahsa Amini, është raportuar se policia iraniane ka qëlluar me armë mbi protestuesit e mbledhur pranë varrit të saj.
Mahsa Amini – një grua kurde vdiq në paraburgim pasi ishte arrestuar nga policia e moralit me akuzën se kishte veshur hixhabin e saj "në mënyrë të pahijshme".
E 40 ditë nga vdekja e saj, pranë varrit ishin mbledhur mijëra vajtues, ku një grup i të drejtave të njeriut dhe dëshmitarë kanë thënë për BBC-në, se oficerët kanë qëlluar me plumba dhe kanë hedhur gaz lotsjellës mbi turmat.
Kujtojmë se, që nga vdekja e Aminit më 16 shtator, Irani është përfshirë nga protesta masive, e në ditën e 40-të të zisë për vdekjen e saj – traditë iraniane, forcat e sigurisë ishin vendosur në qytetin e saj të lindjes Saqqez duke pritur për demonstratat e reja.
Video të shumta të publikuara në mediat sociale, treguan mijëra vajtues që ecnin përgjatë një rruge, përmes një fushe dhe përtej një lumi për të anashkaluar bllokimet e rrugëve dhe për të arritur në varrezat ku është varrosur Amini.
Despite the authorities pressure on the family to recall the 40 th days ceremony for #Mahsa_Amini , thousands gather on Mahsa’s grave chanting “Kurdistan will be the graveyard of fascists” “women , life, freedom” pic.twitter.com/ifH9h3DHsv
— @jiyargol (@jiyargol) October 26, 2022
Nga videot, po ashtu mund të dëgjohen turmat duke thirrur "Grua, jetë, liri" dhe "Vdekje diktatorit" - dy nga thirrjet kryesore të lëvizjes protestuese - si dhe "Poshtë tradhtarët" dhe "Kurdistani do të jetë varreza e fashistëve".
Ndërkohë, edhe agjencia e lajmeve Reuters, ka cituar një dëshmitar okular të ketë thënë se: “Policia qëlloi vajtuesit e mbledhur në varreza dhe ka arrestuar dhjetëra persona”.