“Vladimir Putin është në gjendje psikoze, i përhumbur nga zërat në kokë” - NACIONALE

“Vladimir Putin është në gjendje psikoze, i përhumbur nga zërat në kokë”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas një psikoterapisti, Vladimir Putin po shfaq sjellje të psikozës dhe një "çrregullim personaliteti" të mundshëm, të shkaktuar nga vendimi i tij për të shmangur pothuajse të gjitha kontaktet njerëzore që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Udhëheqësi rus ka qenë i vetëizoluar që nga fillimi i pandemisë, për të cilën psikoterapisti Noel McDermott paralajmëron se mund të ketë shkaktuar dëme psikologjike "të pakthyeshme" dhe të ketë qenë një faktor në vendimin e tij për të pushtuar brutalisht Ukrainën.

Raportet thonë se udhëheqësi i Kremlinit është bërë praktikisht një njëri i vetmuar që nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit 2020.

Putini ka shfaqur sjellje paranojake edhe kohët e fundit, duke përfshirë shmangien e takimeve personalisht - ose nëpër tavolina të gjata qesharake, duke përdorur dublant dhe duke kërkuar që ekipi i tij i sigurisë të testojë ushqimin e tij përpara se të hajë.

Presidenti rus thuhet se ka kufizuar kontaktet me shumicën e njerëzve, ndërsa ata në rrethin e tij shumë të ngushtë kuptohet se duhet të izolohen përpara se të takohen me të.

McDermott tha për Express se, "në fillim të bllokimit, Putini u izolua dhe qëndroi i izoluar nga njerëzit deri në këtë pikë. Edhe tani, ai është ende i izoluar fizikisht."

McDermott shpjegoi se të qenit në izolim për një periudhë të gjatë kohore mund të ketë ndikime shkatërruese në shëndetin mendor të një personi dhe t'i bëjë ata të marrin vendime drastike.

Duke folur për liderin rus, ai shtoi se "sjellja e tij është krejtësisht antisociale dhe tregon dikë që ose ka një çrregullim personaliteti, që është një mundësi, ose tregon se ai është jashtëzakonisht i frikësuar dhe paranojak".

“Një nga mënyrat se si ndëshkon dikë në burg është duke e vënë në izolim dhe njerëzit nuk e kuptojnë se sa i dëmshëm është izolimi. Do të shkaktojë dëme të pakthyeshme psikologjike”.

Ai tha se kur njerëzit vendosen në izolim, që është një formë torture, mund të ndodhë që mendja e një personi të "thyhet".

Psikoterapisti, i cili ka hulumtuar gjerësisht ndikimet e kërcënimeve ekzistenciale në shëndetin mendor të njeriut, tha se "psikoza është mjaft e zakonshme me mungesën e kontaktit social".

Ai përfundoi duke thënë se: “Zërat brenda kokës së Putinit ka të ngjarë të jenë bërë shumë më real”.

Lajme të ngjashme