Vdiq ushtari i Koresë së Veriut që ishte kapur nga Ukraina, thotë Seuli - NACIONALE

Vdiq ushtari i Koresë së Veriut që ishte kapur nga Ukraina, thotë Seuli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një ushtar i plagosur i Koresë së Veriut, që ishte kapur nga forcat ukrainase, ka vdekur, raportoi agjencia e lajmeve “Yonhap”, duke cituar një deklaratë të agjencisë së inteligjencës të Koresë së Jugut.

Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare i Koresë së Jugut tha se kishte vërtetuar përmes një “agjencie aleate të inteligjencës” se ushtari kishte vdekur nga “plagët e rënda”, raportoi agjencia “Yonhap”, përcjell televizioni BBC.

Sipas Ukrainës dhe Koresë së Jugut, Penjani ka dërguar më shumë se 10 mijë ushtarë për ta ndihmuar Rusinë, edhe pse Rusia dhe Koreja e Veriut as nuk e kanë konfirmuar, as nuk e kanë mohuar praninë e tyre.

Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut më herët konfirmoi se forcat ukrainase e kishin kapur ushtarin, pasi në rrjetin “Telegram” kishte filluar të qarkullonte një fotografi ku pretendohej se shfaqej burri i kapur.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të hënën se mbi tre mijë trupa të Koresë së Veriut kanë vdekur ose janë plagosur gjatë luftimeve në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat ukrainase kishin nisur një ofensivë të befasishme në gusht.

Sipas Zelenskyt, bashkëpunimi i shtuar mes Moskës e Penjanit e rrit “rrezikun për destabilizim” përreth Gadishullit Korean.

Lajme të ngjashme