Vdes presidenti iranian nga rrëzimi i helikopterit
Presidenti Ebrahim Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe disa të tjerë konfirmohet se kanë vdekur nga rrëzimi i helikopterit të dielën në veri-perëndim të Iranit.
Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të keq.
“Presidenti Raisi, ministri i jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter kanë vdekur në përplasje”, tha zyrtari i lartë iranian për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
63-vjeçari Raisi u zgjodh president më 2021.